15 Gusht 2025, 08:07
Nga DOSJA
Donald Trump dhe Vladimir Putin
SHBA- Në prag të takimit të planifikuar me Presidentin rus Vladimir Putin në Alaskë Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka minimizuar rëndësinë e takimit, duke thënë se qëllimi kryesor i tij është të përgatisë terrenin për një samit të dytë. Edhe Kremlini i ka minimizuar pritshmëritë nga ky takim duke thënë se nuk mund të parashikohet ndonjë rezultat konkret.
I pyetur nga Fox News Radio Trumpi tha se sipas tij probabiliteti që takimi me kreun e Kremlinit, Vladimir Putin, mund të dështojë është 25 përqind. Në të njëjtën kohë Trumpi u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se e sheh takimin e parë në Alaskë kryesisht si përgatitje për një takim të dytë me Presidentin rus Putin dhe atë ukrainas Volodymyr Zelenski. Trump tha se ai synon vetëm të "përgatisë terrenin për takimin e ardhshëm" me Presidentin ukrainasVolodymyr Zelenski. "Takimi i dytë do të jetë shumë, shumë i rëndësishëm, sepse ai do të jetë takimi ku ata do të arrijnë një marrëveshje", tha Trump.
Sipas tij edhe ky samit i dytë për Ukrainën mund të zhvillohet gjithashtu në Alaskë dhe kjo mund të ndodhë shumë shpejt. Po ashtu Trump tha se takimin e dytë mund të marrin pjesë edhe disa udhëheqës evropianë.
Kremlini: Pas takimit nuk planifikohet ndonjë deklaratë e përbashkët
Sipas informacioneve zyrtare nga Moska pas takimit mes Presidentit rus, Vladimir Putin, dhe Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në Alaskë nuk është planifikuar asnjë deklaratë e përbashkët.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha për agjencinë ruse të lajmeve Interfax, se samiti u përgatit në një kohë shumë të shkurtër duke shtuar: "Jo, nuk pritet asgjë, nuk është përgatitur asgjë dhe nuk ka gjasa të ketë ndonjë dokument".
Sipas tij do të ishte gabim nëse përpiqemi të parashikojmë paraprakisht rezultatin e takimit./DW
takimi trump putin
Bota
15 Gusht 2025, 07:37
E. D
Vladimir Putin dhe Donald Trump
SHBA- Donald Trump dhe Vladimir Putin do të sot në Bazën Ajrore Elmendorf në Anchorage t&eum...
Bota
15 Gusht 2025, 07:26
E. D
Dmitry Peskov
RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se nuk pritet të nënshkruhet asnjë dokument gjat&...
Bota
15 Gusht 2025, 07:24
E. D
foto ilustruese
EVROPË- Zjarrfikësit po luftojnë me disa vatra zjarri në Greqi, ndërsa një valë përvëluese e ...
Bota
14 Gusht 2025, 21:47
N.F
Foto
AFGANISTAN- Kombet e Bashkuara bën thirrje që shtetet të ushtrojnë presion diplomatik ndaj sundimtarëve talibanë në...
Bota
14 Gusht 2025, 21:28
N.F
Serbi
SERBI- Ashtu siç e kishin njoftuar, studentët serbë kanë nisur protestat edhe mbrëmjen e sotme në disa qytetet të...
Bota
14 Gusht 2025, 21:10
N.F
Foto
EVROPË- Europa Jugore përballet me zjarre pyjore, ndërsa përfshihet nga vala e të nxehtit. Zjarrfikësit po luftojnë...
Bota
14 Gusht 2025, 20:14
N.F
Foto
RUSI- Rusia ka futur Reporterët pa Kufij në listën e “organizatave të padëshirueshme”, që në praktik&eu...
Bota
14 Gusht 2025, 19:00
N.F
Foto
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump është shprehur së fundmi se kërcënimi i sanksioneve të reja kundër Rus...
Bota
14 Gusht 2025, 18:05
N.F
Njoftimi
SERBI- Studentët serbë kanë njoftuar ditën e sotme se do të vijojnë tubimet dhe protestat edhe mbrëmjen e sotme...
Bota
14 Gusht 2025, 17:49
N.F
Serbi
SERBI- Në Serbi mbrëmë pati incidente në protestat të cilat u zhvilluan në disa qytete të vendit. Në No...