Bota

Studentët serbë nuk ndalen me protestat/ Njoftojnë për tubime të reja mbrëmjen e sotme në disa qytete: Serbi, zgjohu!

Studentët u bënë thirrje qytetarëve në të gjithë vendin të dalin në rrugë pas një sërë incidentesh që ndodhën natën e 13-14 gushtit.

14 Gusht 2025, 18:05 Nga N.F
Studentët serbë nuk ndalen me protestat/ Njoftojnë për
Njoftimi

SERBI- Studentët serbë kanë njoftuar ditën e sotme se do të vijojnë tubimet dhe protestat edhe mbrëmjen e sotme. Përmes një postimi në rrjetet sociale ata kanë shpërndarë orën dhe vendin ku do të nisin grumbullimet për protestat. Studentët u bënë thirrje qytetarëve në të gjithë vendin të dalin në rrugë pas një sërë incidentesh që ndodhën natën e 13-14 gushtit.

Mësohet se në Beograd tubimet do të nisin që nga ora 19:30. Mbrëmë në rreth 30 qytete u organizuan protesta "Serbi, zgjohu". Gjatë tyre, trazirat dhe përplasjet më të mëdha midis demonstruesve dhe policisë ndodhën në Beograd dhe Novi Sad, pranë dhe brenda ambienteve të partisë në pushtet SNS.

Për herë të parë, anëtarë të Forcave të Armatosura Serbe, disa prej të cilëve nga njësia ushtarake Kobra, morën pjesë në incidentet që zgjatën deri natën vonë. Shtatë pjesëtarë të Forcave të Armatosura Serbe u plagosën gjatë përleshjeve. Nga shtatë, katër morën lëndime serioze.

Studentët bënë thirrje për protesta për shkak të dhunës në demonstratat në Vrbas, ku simpatizantë dhe anëtarë të Partisë Progresive Serbe sulmuan demonstruesit me objekte piroteknikë, gurë, shishe të ngrira me ujë dhe mjete të tjera.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Samoorganizovana grupa studenata - Blokada (@studenti_u_blokadi)

protesta ne serbi

Sondazh

Poll