14 Gusht 2025, 21:47
Nga N.F
Foto
AFGANISTAN- Kombet e Bashkuara bën thirrje që shtetet të ushtrojnë presion diplomatik ndaj sundimtarëve talibanë në Afganistan, duke thënë se ndalesa që ata kanë vendosur ndaj shkollimit të vajzave, ka lënë miliona fëmijë jashtë klasave shkollore që kur grupi u rikthye në pushtet katër vjet më parë.
“Në një kohë kur disa po përpiqen të normalizojnë marrëdhëniet me talibanët, unë bëj thirrje që komuniteti ndërkombëtar të mbetet më i mobilizuar se kurrë për rivendosjen e plotë dhe të pakushtëzuar të të drejtës së grave afgane për arsimim”, tha Audrey Azoulay, drejtoreshë e Agjencisë Kulturore dhe Arsimore të OKB-së, UNESCO.
Afër 2.2 milionë vajzave u ndalohet të ndjekin shkollimin përtej nivelit fillor, sipas UNESCO-s.
“Fatkeqësisht, Afganistani është vendi i vetëm në botë ku arsimi i mesëm dhe i lartë është rreptësisht i ndaluar për vajzat dhe gratë”, tha Azoulay.
“Një gjeneratë e tërë e grave afgane po sakrifikohet”, shtoi ajo, duke bërë thirrje që komuniteti ndërkombëtar të “mbajë presionin diplomatik”.
Talibanët, të cilët premtuan një sundim më të butë pas marrjes së pushtetit në gusht të vitit 2021, kanë vendosur kufizime të mëdha për gratë, duke i ndaluar ato të ndjekin universitetet, të shkojnë në parqe publike, palestra dhe sallone bukurie – masa që OKB-ja i ka cilësuar si “aparteid gjinor”.
Rusia – e cila nuk përmendet në deklaratë – është vendi i vetëm që ka njohur qeverinë e talibanëve që kur ata morën pushtetin më 2021, pas tërheqjes së trupave të huaja nga Afganistani./ REL
okb afganistan
Bota
14 Gusht 2025, 21:28
N.F
Serbi
SERBI- Ashtu siç e kishin njoftuar, studentët serbë kanë nisur protestat edhe mbrëmjen e sotme në disa qytetet të...
Bota
14 Gusht 2025, 21:10
N.F
Foto
EVROPË- Europa Jugore përballet me zjarre pyjore, ndërsa përfshihet nga vala e të nxehtit. Zjarrfikësit po luftojnë...
Bota
14 Gusht 2025, 20:14
N.F
Foto
RUSI- Rusia ka futur Reporterët pa Kufij në listën e “organizatave të padëshirueshme”, që në praktik&eu...
Bota
14 Gusht 2025, 19:00
N.F
Foto
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump është shprehur së fundmi se kërcënimi i sanksioneve të reja kundër Rus...
Bota
14 Gusht 2025, 18:05
N.F
Njoftimi
SERBI- Studentët serbë kanë njoftuar ditën e sotme se do të vijojnë tubimet dhe protestat edhe mbrëmjen e sotme...
Bota
14 Gusht 2025, 17:49
N.F
Serbi
SERBI- Në Serbi mbrëmë pati incidente në protestat të cilat u zhvilluan në disa qytete të vendit. Në No...
Bota
14 Gusht 2025, 15:47
N.F
Foto
RUSI- Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer sot disa të burgosur lufte. Lajmin e njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes si dhe preside...
Bota
14 Gusht 2025, 15:14
N.F
Peter Magyar
HUNGARI- Udhëheqësi opozitar Peter Magyar e ka akuzuar Rusinë për ndërhyrje në politikën hungareze pasi Sh...
Bota
14 Gusht 2025, 13:36
E. D
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi një takim me anëtarë të udhëheqjes së lartë ...
Bota
14 Gusht 2025, 12:49
E. D
foto ilustruese
DELVINË- Banorët e Delvinës janë shprehur të revoltuar, pasi zjarret shkrumbuan gjithçka dhe ata nuk mor&eu...