Sport

Lushkja nuk mjaftoi, Egnatia i thotë lamtumirë aventurës së saj në Conference League...

Për të vendosur se cila prej skuadrave do të kalonte për më tej u luajtën edhe dy shtesat nga 15 minuta, ku ekipi mik shfrytëzoi lodhjen e vendasve, dhe fitoi 4-2…

15 Gusht 2025, 00:26 Nga DOSJA

Lushkja nuk mjaftoi, Egnatia i thotë lamtumirë aventurës së

RROGOZHINE - Mjeshtëria dhe dopieda e Regi Lushkjes, nuk i mjaftoi Egnatias për të vazhduar udhëtimin e saj në Conference League. Barazimi në Ljubjanë e kishte lënë të hapur çështjen kualifikim për Egnatian, e cila zhvilloi sot në mbrëmje një ndeshje më dy fytyra përballë ekipit të Olimpijas.

Regi Lushkja çeli serinë e golave në minutën e 6-të, por ekipi mik përmbysi gjithçka falë Jelenkoviç (32’) dhe Marin (79’). Minutat e fundit të ndeshjes ishin decizive për vendasit, të cilët u dënuan që të luanin me një lojtar më pak, pasi Yahaya u ndëshkua me të verdhë dy herë brenda pak minutash.

Inferioriteti numerik nuk pengoi ekipin e Tetovës që të shfrytëzonte entuziazmin e publikut vendas për të gjetur edhe golin e dytë, i cili kishte për autor të përhershmin, Lushkja (86’).

Për të vendosur se cila prej skuadrave do të kalonte për më tej u luajtën edhe dy shtesat nga 15 minuta, ku ekipi mik shfrytëzoi lodhjen e vendasve, të cilët i ndëshkoi edhe dy herë të tjera me Durdov (99’) dhe Blanco (107’). Me humbjen me shifrat 4-2 kampionët e Shqipërisë eliminohen nga Conference League 2025-2026.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll