Sport

Duka: Kualifikim fantastik, urime Dinamo City!

"Kalimi në play-off të UEFA Conference League tashmë u arrit dhe urojmë shumë që Dinamo City të kualifikohet në grupet e këtij kompeticioni".

15 Gusht 2025, 00:07 Nga DOSJA
Duka: Kualifikim fantastik, urime Dinamo City!

TIRANE - Kështu e nis urimin e tij Armand Duka, presidenti i FSHF-së, në faqen e tij facebook, teksa më tej vazhdon:

“Një rezultat fantastik i Dinamo City ndaj Hajduk Split, një kualifikim i merituar në "Air Albania" pas një ndeshjeje plot me emocione që mbaroi me rezultatin 3-1 për skuadrën tonë në shtesë.

Kalimi në play-off të UEFA Conference League tashmë u arrit dhe urojmë shumë që Dinamo City të kualifikohet në grupet e këtij kompeticioni.

Keqardhje që Egnatia nuk ia doli të kualifikohej ndaj Olimpija Ljubjana, edhe pse në dy ndeshje u përball denjësisht me kampionen e Sllovenisë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll