Aktualitet

"Situata është shumë e rëndë për të gjithë jo vetëm për mua", banori në Nartë: Bagëtitë i çova te lumi! Ç'më duhen edhe ato, këtu po digjet çdo gjë

Një banor i Nartës teksa ka folur për situatën në zonë përlotet teksa shprehet se ka arritur të shpëtojë bagëtitë.

13 Gusht 2025, 19:29 Nga N.F
"Situata është shumë e rëndë për të
Banori

NARTË- Zjarrfikësit prej dy ditësh janë në luftë me flakët në Gramsh ndërsa pas tyre janë edhe banorët të cilëve u rrezikohen banesat. Në një situatë të tillë banorët shpresojnë që situata të neutralizohet teksa theksojnë se shumë persona janë prekur nga zjarret pasi u është djegur mundi i gjithë jetës. 

Një banor i Nartës teksa ka folur për situatën në zonë përlotet teksa shprehet se ka arritur të shpëtojë bagëtitë. Ai thekson se një situatë të tillë të rënduar as bagëtitë nuk i duhen pasi ka humbur gjithçka nga zjarret. Banori i përlotur shton se situata është rënduar për të gjithë banorët dhe jo vetëm për atë.

"I kam çuar në lumë bagëtitë, por e kotë, këtu po digjet çdo gjë, ç'i dua edhe ato. Çfarë të bëjmë, situata është e rëndë për të gjithë jo vetëm për mua," tha një banor.

zjarret ne gramsh

Sondazh

Poll