Aktualitet

VIDEO/ Pamjet me dronë, çfarë ka mbetur pas nga zjarri apokaliptik në Delvinë

Vatrat e zjarrit në Delvinë kanë djegur dhjetëra hektarë dhe banesa duke lënë pas një qytet të shkrumbuar dhe një të ardhme të vështirë për familjet e prekura.

13 Gusht 2025, 16:31 Nga N.F
VIDEO/ Pamjet me dronë, çfarë ka mbetur pas nga zjarri
Delvinë

DELVINË- Temperaturat e larta kanë qenë në favor të zjarreve në vend ndërsa situata më alarmante është regjistruar në Delvinë. Vatrat e zjarrit në Delvinë kanë djegur dhjetëra hektarë dhe banesa duke lënë pas një qytet të shkrumbuar dhe një të ardhme të vështirë për familjet e prekura.


Siç shihet edhe nga pamjet e kapura me dron, flakët kanë djegur gjithçka duke lënë pas një "mantel" të zi i cili ka shkatërruar dhe djegur natyrën dhe banesat. Nga flakët janë djegur banesa të shumta ndërsa shumë banorë nuk kanë pranuar të largohen duke rrezikuar jetën. Disa prej tyre kanë përfunduar duke marrë ndihmë mjekësore për shkak të asfiksimit.

zjarri ne delvine

Sondazh

Poll