Aktualitet

FOTO/ Zjarret në Skënderbegas, Zyra Vendore e Veterinarisë Gramsh nis groposjen dhe asgjësimin e trupave të kafshëve të ngordhura: Qëllim parandalimi i përhapjes së sëmundjeve!

Me ndihmën e banorëve po kryhet groposja e tyre më qëllim mos përhapja e sëmundjeve që mund të krijohen nga kafshët e ngordhura.

13 Gusht 2025, 17:19 Nga N.F
FOTO/ Zjarret në Skënderbegas, Zyra Vendore e Veterinarisë Gramsh
Pamje nga vendi i ngjarjes

GRAMSH- Zjarret ne fshatin Skënderbegas kanë lënë pas pasoja të shumta në banesa dhe bagëti. Sot mësohet se Drejtori i Shërbimit Veterinar në DRVMB Elbasan së bashku me stafin e zyrës së Veterinaisë Gramsh kanë shkuar në Skëndërbegas që të asgjesohen të gjitha trupat e kafshëve të ngordhura nga zjarri.

Me ndihmën e banorëve po kryhet groposja e tyre më qëllim mos përhapja e sëmundjeve që mund të krijohen nga kafshët e ngordhura. Siç shihen edhe nga pamjet e publikuara po hapen gropa me skavator.

"Drejtori i Shërbimit Veterinar në DRVMB Elbasan, z. Spiro Hunçi , së bashku me stafin veterinar të Zyrës Vendore të Veterinarisë Gramsh, nën drejtimin e përgjegjësit të sektorit veterinar z. Fatmir Ozuni , ndodhen sot në Njësinë Administrative Skënderbegas, ku po zhvillohet procesi i evidentimit dhe inventarizimit të kafshëve të ngordhura, djegura apo asfiksuar si pasojë e zjarrit.

Në këtë veprimtari po merr pjesë edhe Kryetari i Bashkisë Gramsh, z. Besian Ajazi, së bashku me strukturat vendore të emergjencave dhe banorët e zonës. Po kryhet groposja dhe asgjësimi i kontrolluar i trupave të kafshëve, në përputhje me kërkesat e sigurisë veterinare dhe mbrojtjes së mjedisit. Kjo ndërhyrje e koordinuar synon të parandalojë përhapjen e sëmundjeve dhe të garantojë sigurinë shëndetësore e mjedisore në zonën e prekur", thuhet në njoftimin e Drejtorisë rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve Elbasan.

zjarret ne gramsh

Sondazh

Poll