Aktualitet

FOTOLAJM/ Natë tmerri në Delvinë, të rraskapitur nga lufta me zjarret zjarrfikësit flenë në rrugë 

Forcat zjarrfikëse të bashkive të jugut, njësi të specializuara nga Tirana, ushtria si dhe banorët vendas luftuan pa pushim për të shmangur përhapjen e flakëve drejt qytetit.

13 Gusht 2025, 09:43 Nga E. D
FOTOLAJM/ Natë tmerri në Delvinë, të rraskapitur nga lufta
pamje nga delvina

DELVINË- Banorët e Delvinës dhe zjarrfikësit kaluan një natë tmerri, pasi flakët masive përfshinë zonën kodrinore në afërsi të qytetit, duke u përhapur me shpejtësi për shkak të erës dhe terrenit të vështirë. Ndërsa nga pamjet e sotme shihet vendi i shkrumbuar dhe zjarrfikësit e lodhur që flenë në rrugë.

Po ashtu nga tymi i dendur dhe përhapja e flakëve, rreth 10 persona kërkuan ndihmë mjekësore gjatë natës, ku katër prej tyre ishin pjesëtarë të forcave të ushtrisë.

Forcat zjarrfikëse të bashkive të jugut, njësi të specializuara nga Tirana, ushtria si dhe banorët vendas luftuan pa pushim për të shmangur përhapjen e flakëve drejt qytetit.

Falë ndërhyrjes së tyre, zjarri u shmang nga zonat e banuara, por vatrat mbeten aktive në malësinë pranë fshatit Kakodhiq, zona nga ku besohet se nisi zjarri.

zjarri ne delvine

Sondazh

Poll