Bota

Egjipti, Katari dhe SHBA-ja po përgatisin një plan armëpushimi 60-ditor në Gaza

Egjipti së bashku me Katarin dhe SHBA-në, kanë marrë rolin e ndërmjetësuesit midis Izraelit dhe Hamasit në përpjekjet për t'i dhënë fund luftës që filloi në tetor të 2023-it.

12 Gusht 2025, 21:19 Nga N.F
Egjipti, Katari dhe SHBA-ja po përgatisin një plan armëpushimi
Foto

GAZA- Ministri i Jashtëm i Egjiptit, Badr Abdel-Aty të martën ka bërë me dije se Kajro po punon me Dohën dhe Uashingtonin për të arritur një armëpushim 60-ditor në Gaza. Egjipti së bashku me Katarin dhe SHBA-në, kanë marrë rolin e ndërmjetësuesit midis Izraelit dhe Hamasit në përpjekjet për t'i dhënë fund luftës që filloi në tetor të 2023-it.

"Qëllimi kryesor është të kthehemi te propozimi origjinal. Ne po punojmë në mënyrë aktive në bashkëpunim të plotë me katarianët dhe amerikanët", konfirmoi ministri gjatë një konference për shtyp.

Sipas tij qëllimi kryesor është që vendet të kthehen te propozimi fillestar, te zbatimi i një armëpushimi 60-ditor, lirimi i disa pengjeve dhe të burgosurve palestinezë, si dhe shpërndarjen pa kufizime të ndihmës humanitare dhe mjekësore në Gaza.

lufta ne gaza shba hamas

Sondazh

Poll