Bota

Për herë të parë, AfD në krye të sondazheve në Gjermani, koalicioni qeverisë në krizë

Sipas rezultateve të sondazhit, AfD ka arritur një përkrahje prej 26 për qind të qytetarëve gjermanë, duke tejkaluar Unionin Kristian Demokrat (CDU), i cili ka zbritur në 24 për qind.

12 Gusht 2025, 19:14 Nga E. D
Për herë të parë, AfD në krye të sondazheve
AfD

GJERMANI- Partia gjermane Alternativa për Gjermaninë (AfD), për herë të parë, është renditur si partia më e madhe në vend sipas një sondazhi të opinionit publik të kryer nga instituti Forsa. Sipas rezultateve të sondazhit, AfD ka arritur një përkrahje prej 26 për qind të qytetarëve gjermanë, duke tejkaluar Unionin Kristian Demokrat (CDU), i cili ka zbritur në 24 për qind.

Ky zhvillim përfaqëson një moment të rëndësishëm në politikën gjermane, pasi AfD, një parti e djathtë populiste dhe shpeshherë e kontestuar për qëndrimet e saj anti-emigracion dhe euroskeptike, nuk kishte arritur më parë të ngjitej në vendin e parë në një sondazh të këtij lloji. Nga ana tjetër, partitë tradicionale që kanë dominuar politikën gjermane pas Luftës së Dytë Botërore, po përballen me një rënie të ndjeshme të mbështetjes.

Partia Socialdemokrate (SPD) e kancelarit aktual dhe Të Gjelbrit janë aktualisht në vendin e tretë, me nga 13 për qind të votave secila. Ky sondazh tregon një ndryshim të dukshëm në peizazhin politik të Gjermanisë dhe sinjalizon një rritje të mbështetjes për partitë që sfidojnë rendin politik të vendosur.

Sondazhi i Institutit Forsa

AfD renditet e para me 26%,

CDU/CSU në vend të dytë me 24%,

Ndërkohë që SPD dhe Të Gjelbrit ndajnë nga 13% secila.

E Majta (Die Linke) ndjek me 11%.

Për herë të parë, AfD në krye të sondazheve

gjermani afd

Sondazh

Poll