Aktualitet

Flakët përfshijnë fshatin Xath të Fushë-Arrëzit/ Evakuohen banorët, bllokohet rruga për në Tropojë

Shumë shtëpi rrezikohen nga zjarri, teksa në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të emergjencave civile.

11 Gusht 2025, 18:55 Nga E. D
Flakët përfshijnë fshatin Xath të Fushë-Arrëzit/
foto ilustruese

FUSHË-ARRËZ- Një vatër zjarri masive ka përfshirë fshatin Xath të Fushë-Arrëzit. Bëhet me dije se flakët kanë hyrë në brendësi të fshatit dhe po përparojnë drejt banesave. Shumë shtëpi rrezikohen nga zjarri, teksa në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të emergjencave civile.

Gjithashtu flakët janë përhapur me shpejtësi, pasi janë favorizuar edhe nga era e fortë. Ndërkohë policia ka evakuuar banorët dhe bagëtitë nga fshati. Po ashtu dy mjete zjarrfikëse janë në vendngjarje, ndërsa në terren po punojnë 12 zjarrfikës, punonjës të Pyjores dhe banorë të zonës.

zjarr ne fushe-arrez

Sondazh

Poll