Aktualitet

Situata dramatike te Syri i Kaltër/ Nënprefekti Kiço: Temperatura e lartë dhe era po favorizojnë flakët! Po presim avionët ‘Canadair’

Ai tha për mediat se era e fortë po i favorizon flakët dhe theksoi se nuk mbante mend një situatë të tillë në Park dhe kjo ishte hera e parë. Gjithashtu pritet ndërhyrja me avion ‘Canadair’ nga ajri.

11 Gusht 2025, 16:58 Nga DOSJA
Situata dramatike te Syri i Kaltër/ Nënprefekti Kiço:
Kristaq Kiço

SARANDË- Situata paraqitet alarmante në Parkun Natyror të “Syrit të Kaltër”. Flakët kanë përfshirë një pjesë të madhe të vendit dhe janë favorizuar nga era e fortë dhe temperaturave të larta. Për këtë situatë alarmante ka reaguar edhe nënprefekti i Sarandës, Kristaq Kiço. Ai tha për mediat se era e fortë po i favorizon flakët dhe theksoi se nuk mbante mend një situatë të tillë në Park dhe kjo ishte hera e parë. Gjithashtu pritet ndërhyrja me avion ‘Canadair’ nga ajri.

“Situatë e pafavorshme edhe për shkak të erës. Situatë e paërjetuar edhe më parë, e shihni edhe vetë forcën e saj, teksa edhe flakët fluturojnë deri në distancë 200 metra nga forca e erës. Personalisht nuk e kam përjetuar ndonjëherë. Jemi përqëndruar në fshatin Krongj, me forca të dislokuara, si dhe sot me helikopter të forcave të armatosura. Por edhe pse u mendua se u shua, vatrat u riaktivizuan, situata mbetet problematike.

Parku Syrit të Kaltër nuk mbaj mend të jetë përfshirë ndonjëherë nga flakët në këto përmasa. Nuk mund të operohet me forca tokësore me atë dendësi bimësh e terreni. Deri tani ka operuar një helikopter dhe jemi në pritje të avionëve canadair që i presim nga çasti në çast.

Problem është se janë disa vatra zjarri, madje ka edhe nga ato që riaktivizohen. Një perimetër prej 50 km të paktën. Shfaqet sa në Mesopotam, në një fshat tjetër. Duhet treguar kujdes maksimal, jemi në terren 24 orë, por kushtet atmosferike, era dhe temperaturat e larta i kemi në disfavor”, përfundoi Kiço.

kristaq kico

Sondazh

Poll