Flakët përpijnë zonën pranë Syrit të Kaltër/ Evakuohen të gjithë turistët, rrezikohet monumenti natyror (VIDEO)
pamje nga zjarri SYRI I KALTËR- Një vatër zjarri masive ka përfshirë zonën pranë Syrit të Kaltër në ...
Të shtunën, rreth orës 07:00 të mëngjesit, një duzinë policësh u shfaqën në mjediset e televizionit News 24, në ish-Uzinën e Autotraktorëve, në lagjen Shkozë të Tiranës, duke kërkuar largimin e gazetarëve dhe zbrazjen e godinës. Pak minuta më vonë, sinjali i televizionit News 24 u bllokua.
TIRANË- Përfaqësues të Asosacionit të Gazetarëve të Shqipërisë, gazetarë dhe punonjës të “Fokus Media Group”, si dhe përfaqësues të partive politike opozitare u mblodhën të hënën për të protestuar ndaj rastit të paprecedentë të bllokimit të zyrave dhe fikjes së sinjalit të televizionit News 24.
“Ky nuk është thjesht një konflikt mes një institucioni dhe një kompanie, ky është një akt i rëndë që prek të drejtën e qytetarëve për t’u informuar dhe i dërgon një mesazh frikësues çdo gazetari”, u shpreh Isa Myzyraj, kreu i Asosacionit të Gazetarëve të Shqipërisë.
“Këto janë ditë që duhet të na shqetësojnë të gjithëve, edhe për mënyrën sesi shteti ynë dhe qeveria jonë po veprojnë”, vijoi Myzyraj gjatë fjalës së tij.
Të shtunën, rreth orës 07:00 të mëngjesit, një duzinë policësh u shfaqën në mjediset e televizionit News 24, në ish-Uzinën e Autotraktorëve, në lagjen Shkozë të Tiranës, duke kërkuar largimin e gazetarëve dhe zbrazjen e godinës. Pak minuta më vonë, sinjali i televizionit News 24 u bllokua.
“Sot ishte News 24, nesër mund të jetë radha e dikujt tjetër”, tha gazetarja Klodiana Lala gjatë fjalës së saj, duke shtuar se kjo cënon të drejtën e qytetarëve për t’u informuar në mënyrë të paanshme dhe në kohë reale.
“Ne kemi qenë të parët për lajmin e fundit, lajmin e vërtetë dhe lajmin e paanshëm, dhe jam e bindur që publiku do ta rikthejë sërish News 24”, u shpreh Lala.
Edhe deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit të Medias në Parlament, Ina Zhupa, u shpreh se ky akt cënon interesin publik të qytetarëve.
“Gjithmonë kam ardhur me kënaqësi në ambientet e News 24, sepse ka qenë një dritare e lirisë dhe e debatit të lirë”, tha Zhupa gjatë fjalës së saj.
“Sot është një ditë e trishtë dhe e censurës për median në Shqipëri, sepse sot jemi më pak të lirë dhe kemi një dritare më pak për t’u shprehur dhe për të folur”, tha ajo, duke shtuar se kjo media nuk ka më mundësi të transmetojë zërin e qytetarëve dhe të mbrojë interesin publik.
Zhupa u premtoi gazetarëve se, si kryetare e Komisionit të Medias, do të ndjekë të gjitha hapat e nevojshëm kundrejt kësaj shkeljeje./BIRN
pamje nga zjarri SYRI I KALTËR- Një vatër zjarri masive ka përfshirë zonën pranë Syrit të Kaltër në ...
pamje nga zjarret EVROPË- Në vitin 2025, Evropa është përballur me një sezon shkatërrues zjarresh, m...
Komandati i Shërbimit të Zjarrfikëses Delvinë DELVINË- Komandati i Shërbimit të Zjarrfikëses Delvinë ka m...
foto ilustruese DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar një 46-vjeçar që dyshohet se ndihmoi në atentatin me armë zja...
foto ilustruese KOSOVË- Agjencia e Menaxhimit Emergjent në Kosovë ka bërë të ditur të hënën se në vend j...
zjarri VLORË- Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në fshatin Tërbaç të Vlorës. Flak&e...
pamje nga rrethimi i news24 TIRANË- Rrjeti Global për Mediat e Pavarura (IPI) ka reaguar lidhur me ndërprerjen e transmetimit të medias...
foto ilustruese PRISHTINË- Kosova, Shqipëria dhe Kroacia po punojnë për ta konkretizuar në praktikë bashkëpunimin në...
protesta TIRANË- Një protestë është zhvilluar ditën e sotme para godinës së News 24 nga gazetarët dhe punonj&e...
foto ilustruese KUÇOVË- Një 59-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Kuçovë pasi ka plagosur ...