Aktualitet

"Të alarmuar nga bllokada e policisë ndaj News24", Rrjeti Global për Mediat e Pavarura: Kërkojmë sqarim të bazave ligjore për këtë veprim

Transmetimi i kanalit informativ News 24 është ndërprerë që nga ora 07:36 më 9 gusht, duke shfaqur vetëm shiritat vertikalë me ngjyra që tregojnë mungesën e sinjalit.

11 Gusht 2025, 14:26 Nga r.ll
"Të alarmuar nga bllokada e policisë ndaj News24", Rrjeti
pamje nga rrethimi i news24

TIRANË- Rrjeti Global për Mediat e Pavarura (IPI) ka reaguar lidhur me ndërprerjen e transmetimit të medias News24 dhe rrethimin e godinës ku veprojnë edhe Balkanëeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.

Në reagimin e tyre, IPI shpreh shqetësim lidhur me situatën dhe kërkon sqarim të menjëhershëm për bazën ligjore të këtij veprimi, i cili ka penguar në mënyrë serioze punën e gazetarëve dhe ka cënuar lirinë e medias në Shqipëri.

POSTIMI I PLOTË: 

IPI është e alarmuar nga bllokada e policisë ndaj ndërtesës së Focus Media Group në Tiranë, ku ndodhen News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare. Ne kërkojmë sqarim të menjëhershëm të bazave ligjore për këtë veprim, i cili ka penguar punën gazetareske.

Transmetimi i kanalit informativ News 24 është ndërprerë që nga ora 07:36 më 9 gusht, duke shfaqur vetëm shiritat vertikalë me ngjyra që tregojnë mungesën e sinjalit. Grupi mediatik me rreth 250 punonjës, ku përfshihen redaksitë e News 24, Balkanëeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare, e cilësoi veprimin si një goditje ndaj lirisë së shprehjes. Sipas drejtuesve, autoritetet kanë kërkuar që godina t'i kalojë kompanisë shtetërore "KAYO”, e specializuar në prodhimin dhe tregtimin e armëve.

rrethimi i news24 nga policia rrjeti global per mediat e pavarura

Sondazh

Poll