Aktualitet

Plagosi me thikë bashkëshorten e tij, arrestohet 59-vjeçari në Kuçovë

Gruaja ndodhet nën kujdësin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

11 Gusht 2025, 12:33 Nga r.ll
Plagosi me thikë bashkëshorten e tij, arrestohet 59-vjeçari
foto ilustruese

KUÇOVË- Një 59-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Kuçovë pasi ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij. Kjo e fundit ndodhet nën kujdësin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes. 

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë arrestuan në flagrancë shtetasin Ll. N., 59 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, e cila është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.", thuhet në njoftimin e policisë.

plagosje ne kucove

Sondazh

Poll