Aktualitet

Ra nga lartësia gjatë punës në një firmë ndërtimi, humb jetën 66-vjeçari në zonën e Kinostudios në Tiranë

Viktima është identifikuar si shtetasi Rrahman Mija.

11 Gusht 2025, 11:17 Nga r.ll
Ra nga lartësia gjatë punës në një firmë
foto ilustruese

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Një 66-vjeçar ka rënë nga lartësia gjatë punës në një firmë ndërtimi dhe si pasojë ka humbur jetën.

Viktima është identifikuar si shtetasi Rrahman Mija. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë të saj.

"Informacion paraprak/Rreth orës 09:30, dyshohet se ka rënë nga lartësia gjatë punës në një firmë ndërtimi në Kinostudio shtetasi Rr. M., rreth 66 vjeç, i cili ka humbur jetën. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë të saj.", thuhet në njoftimin e policisë. 

vdekje ne tirane

Sondazh

Poll