Aktualitet

Situata kritike nga zjarri në Finiq, digjen disa banesa në fshatin Leshnicë e poshtme

Bëhet me dije se banorët janë evakuuar dhe fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar.

11 Gusht 2025, 10:00 Nga r.ll
Situata kritike nga zjarri në Finiq, digjen disa banesa në fshatin
pamje nga zjarri dhe banesa e djegur

FINIQ- Situata me zjarret në bashkinë Finiq vijon të mbetet kritike. Sipas raportimeve, zjarri ka djegur disa banesa në fshatin Leshnicë e poshtme.

Ndërkohë bëhet me dije se banorët janë evakuuar dhe fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar. Aktualisht flakët, të favorizuara edhe nga era, po përhapen me shpejtësi drejt Leshnicës së Sipërme.

Autoritetet dhe forcat zjarrfikëse po luftojnë për izolimin e flakëve, por terreni i thyer po e vështirëson punën e tyre. 

zjarr ne finiq

Sondazh

Poll