Aktualitet

Autorë të zjarreve në fshatrat Peqinaj, Kavajë dhe Zhabjak, Rrogozhinë, vihen në pranga tre persona! Flakët dogjën pemë frutore dhe një shtëpi të pabanuar

Gjatë djegies së mbeturinave në tokat e tyre, zjarri ka dalë jashtë kontrollit, duke përfshirë një sipërfaqe të madhe me pemë frutore dhe duke shkaktuar djegien e një banese të pabanuar.

11 Gusht 2025, 09:28 Nga r.ll
Autorë të zjarreve në fshatrat Peqinaj, Kavajë dhe Zhabjak,
foto ilustruese

KAVAJË- Tre persona janë arrestuar nga policia e Kavajës pasi dyshohen si autorë të zjarreve në fshatrat Peqinaj, Kavajë dhe Zhabjak, Rrogozhinë.

Sipas informacioneve policore, gjatë djegies së mbeturinave në tokat e tyre, zjarri ka dalë jashtë kontrollit, duke përfshirë një sipërfaqe të madhe me pemë frutore dhe duke shkaktuar djegien e një banese të pabanuar. Në pranga janë vënë shtetasit m iniciale F. P., banuese në Peqinaj, R. M, banues në Zhabjak dhe J. M., banuese në Zhabjak.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë identifikuar dhe arrestuar 3 shtetas të dyshuar si autorë të zjarreve që përfshinë sipërfaqe të mëdha toke me pemë frutore, në fshatrat Peqinaj, Kavajë dhe Zhabjak, Rrogozhinë.

Pas marrjes së njoftimit se mbrëmjen e djeshme, në këto zona kishte rënë zjarr, forcat e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasve F. P., banuese në Peqinaj, R. M, banues në Zhabjak dhe J. M., banuese në Zhabjak.

Nga hetimet rezultoi se gjatë djegies së mbeturinave në tokat e tyre, zjarri ka dalë jashtë kontrollit, duke përfshirë një sipërfaqe të madhe me pemë frutore dhe duke shkaktuar djegien e një banese të pabanuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

policia e kavajes

Sondazh

Poll