Aktualitet

FOTO/ Situata me zjarret, mbërrijnë në vend dy helikopterët Black Hawk të Forcës Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe

Helikopterët kanë mbërritur sot në Bazën Ajrore të Kuçovës për t’u angazhuar në operacionet për fikjen e zjarreve në vend.

11 Gusht 2025, 07:51 Nga r.ll
FOTO/ Situata me zjarret, mbërrijnë në vend dy helikopterët
helikopteret dhe ekuipazhi

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se në ndihmë për shuarjen e zjarreve në Shqipëri kanë ardhur dy helikopterët Black Hawk të Forcës Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Helikopterët kanë mbërritur sot në Bazën Ajrore të Kuçovës për t’u angazhuar në operacionet për fikjen e zjarreve në vend.

NJOFTIMI I PLOTË:

Forca të reja në veprim kundër zjarreve

Dy helikopterët Black Hawk të Forcës Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe kanë mbërritur sot në Bazën Ajrore të Kuçovës për t’u angazhuar në operacionet për fikjen e zjarreve në vend.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjenerallejtant Arben Kingji, priti në bazë ekuipazhet dhe stafin, të cilët do të bashkëpunojnë ngushtë me forcat tona për të përballuar situatën.

zjarret ne vend helikopteret back hawk

Sondazh

Poll