Aktualitet

VIDEO/ Zjarret në vend, mbërrin në Kuçovë për ndihmë në shuarjen e flakëve helikopteri Black Hawk nga Çekia

Situata gjithashtu paraqitet katastrofike në Poliçan, pasi zjarri po përparon drej qytetit dhe deri tani janë evakuuar të moshuarit në azilin e pleqve, si dhe po evakuohen banorët e Plirezës.

10 Gusht 2025, 19:21 Nga DOSJA
VIDEO/ Zjarret në vend, mbërrin në Kuçovë për
helikopteri

KUÇOVË- Shqipëria po përballet me një situatë të rënduar zjarresh, me 21 vatra të evidentuara në disa qarqe të vendit. Situata gjithashtu paraqitet katastrofike në Poliçan, pasi zjarri po përparon drej qytetit dhe deri tani janë evakuuar të moshuarit në azilin e pleqve, si dhe po evakuohen banorët e Plirezës.


Falë bashkëpunimit me Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile, mbërriti në Kuçovë helikopteri Black Hawk nga Republika Çeke që do të operojë në vatrat e zjarrit në vendin tonë gjatë ditëve të ardhshme.

Gjithashtu, 2 avionë Canadair nga Kroacia dhe Italia janë vënë në dispozicion për të ndihmuar në përballimin e situatës. 

 

zjarri ne kocove

Sondazh

Poll