Sport

Gigio i dërgon një mesazh Luis Enriques, për t'i kujtuar se ai është ende “Numri 1”!

Kapiteni italian, në dyshim pas mbërritjes së Chevalier, duket se dëshiron të nënvizojë meritat e sukseseve të parizienëve, ku natyrisht ai është pjesë e rëndësishme.

10 Gusht 2025, 18:00 Nga DOSJA

Gigio i dërgon një mesazh Luis Enriques, për t'i kujtuar se

FRANCE - Ndërsa PSG po shtyn fort për Chevalier, i cili me gjasa do të jetë titullar në Superkupën e UEFA-s, Gianluigi Donnarumma i dërgon një mesazh klubit dhe Luis Enriques.

Postimi i fundit i kapitenit të ekipit kombëtar italian në rrjetet sociale e tregon atë me gruan e tij të ardhshme, Alessia Elefante, dhe djalin e tyre Leo, duke shijuar një ëmbëlsirë në një pjatë me fjalët "Numri 1" të shkruara mbi të.

Kjo si për të përkujtuar kontributin e tij në sukseset e ekipit sezonin e kaluar, nga Ligue 1 në Ligën e Kampionëve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll