Sport

Dinamo City shkakton tërmet në Superiore...

Sulmuesi kosovar Bernard Berisha rikthehet nga Rusia pas një dekade në Superiore, 33-vjeçari firmos me… blutë

10 Gusht 2025, 16:00 Nga DOSJA

Dinamo City shkakton tërmet në Superiore...

TIRANE - Bernard Berisha rikthehet në futbollin shqiptar pas afro 1 dekade. Sulmuesi i Kosovës, që ka luajtur me Besën dhe Skënderbeun në futbollin shqiptar, është transferuar së fundmi te Dinamo dhe do të jetë zëvendësuesi i Baton Zabërgjes te klubi kryeqytetas. 

Ai ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare me mundesi vazhdimi edhe për një vit tjetër. 33-vjeçari ritakohet me trajnerin Ilir Daja, me të cilin ka punuar te Skënderbeu, duke luajtur edhe në grupet e Europa League. 

Gjatë karrierës së tij Berisha ka fituar 3 trofe në elitën e futbollit shqiptar: 2 kampionate dhe 1 Superkupë, me fanelën e Skënderbeut.  

Prej vitit 2016, sulmuesi i Kosovës, ka qenë pjesë e futbollit elitar rus, ku është aktivizuar me Anzhi dhe së fundit me Akhmat Grozny. Në total ai ka luajtur 201 ndeshje në elitën e futbollit rus, ku ka shënuar 26 gola, ndërkohë që 98 ndeshje në Superiore numëron 14 gola të shënuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll