Sport

Hakimi vlerëson "sezonin e tij historik": "Mendoj se edhe unë e meritoj Topin e Artë"...

Ndërsa lista e kandidatëve për “Topin e Artë” të Francës u zbulua këtë javë, shumë vëzhgues presin një duel midis Ousmane Dembélé dhe Lamine Yamal, teksa edhe Achraf Hakimi gjithashtu ëndërron të fitojë çmimin prestigjioz. Kjo është ajo që ai rrëfeu në një intervistë me Canal+.

10 Gusht 2025, 15:30 Nga DOSJA

Hakimi vlerëson "sezonin e tij historik": "Mendoj se edhe

FRANCE - Pas një sezoni të mirë me PSG-në, a ka Achraf Hakimi një shans në garën për “Topin e Artë”? I pranishëm në listën e të nominuarve, së bashku me 8 shokë skuadre, mbrojtësi maroken (26 vjeç) është i bindur se e meriton çmimin.

Hakimi ishte veçanërisht vendimtar në shumë raste në fitoren e Ligës së Kampionëve, duke shënuar në çerekfinale kundër Aston Vilës (2-3), në gjysmëfinale kundër Arsenalit (2-1) dhe në finale kundër Interit (5-0).

"Kur njerëzit më fusin në debatin për “Topin e Artë”, është një ëndërr për të cilën nuk kam menduar kurrë", shpjegoi parizieni në një intervistë me Canal+. "Nëse kam mundësinë ta fitoj, mendoj se e meritoj edhe unë. Pas sezonit historik që pata - nuk ka shumë lojtarë që kanë shënuar në çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale - ndërsa është më e vështirë si mbrojtës.

Njerëzit mendojnë se jam sulmues ose mesfushor, por jo, unë luaj në një linjë me katër lojtarë dhe duhet të mendoj për mbrojtjen. Statistikat që kam pasur këtë vit nuk janë ato të një mbrojtësi normal. Mendoj se kur një mbrojtës e bën këtë, ai meriton më shumë se një sulmues."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll