Aktualitet

VIDEO/ “Errësirë majtas e djathtas”, Lorenc Vangjeli tregon për dasmën në resortin e Hajrëve që s’e gjente as me GP

30 Janar 2020, 22:02 Nga DOSJA
VIDEO/ “Errësirë majtas e djathtas”, Lorenc Vangjeli

TIRANË– Analisti Lorenc Vangjeli ka treguar se ka qenë në resortin “Golden”, që është në pronësi të dy vëlelzërve Altin dhe Emiljano Hjari. I ftuar në emisionin “Opinion”, teksa diskutohej për rrëmbimin dhe vrasjn e Jani Prengës, Vangjeli u shpreh se në këtë resort, ku u dhunua dhe mbajt pengu, e ka ‘çuar’ një dasmë.  Ndër të tjera, analisti u shpreh se aty binte në sy luksi i madh dhe mënyra se si ishte ndërtuar në mënyrë madhështore.

Biseda në studio

Lorenc Vangjeli: Unë vitin e shkuar kam qenë në një dasmë atje, në një dasmë luksi me shumë të rinj e të reja… Një luks që të binte në sytë, godiste një ndërtim i jashtëzakonshëm, për të vajtur deri atje për të vajtur deri atje edhe GPS të merrte më të qeshur nuk e gjeje dot ndërtuar në një vend të tillë

Blendi Fevziu: Si e kërkove në GPS si e shkruajte?

Lorenc Vangjeli: Ore e kërkoje me Shijak e kërkoje me emër tjetër nuk e gjeja… Vjet kam qenë atje në një dasmë… Ishte një ambient i përkryer po rishte në askund, errësirë në të djathtë errësirë në të majtë dhe kjo është pikëpyetja e parë prandaj po tentoj të them këtë gjë dhe të mos sillemi si kau me pelën. Ndaj shteti duhet të funksionojë ndryshe…A e di çfarë kërkojnë sot në Tiranë njerëzia? Drama sot në Tiranë është që një i ri e quan veten, një 20-vjeçar e quan veten të suksesshëm nëse ka një makinë 50 mijë euro dhe një 50-vjeçar e quan veten të suksesshëm nëse ka një dashnore 20-vjeçare kjo është drama more mos u merrni me historia koti tani. Ku të shikosh ndërtime me statuja, kur të shikosh luksin e harbuar kur të shikosh shampanja që hapen, kur të shikosh hajvanët që kanë qindra orë përgjimi se ku e bëri dhe me kë e bëri zogu i Tiranës….

Rrëmbimi i Prengësu zbardh nga Policia e Shtetit 3 ditë më parë, ku u dhanë detaje për operacionin që u zhvillua në Shijak. 49-vjeçari i rrëmbyer, ndërroi jetë 7 orë pasi u mor peng dhe u varros në rrethinat e resortit. Rrëmbimi i Prengës ka ndodhur si pasojë e një konflikti për 283 kilogram kokainë, që i vëllai, Astriti nuk iu dha personave të mësipërm. Droga doli nga porti, por nuk shkoi kurrë në destinacion… Policia ka ndaluar 5 të dyshuarit kryesorë për ngjarjen. Bëhet fjalë për dy kushërinjtë Elton e Leonard Hajrin dhe babain e Altinit, Bajram, 64 vjeç. Në kërkim janë edhe 4 të tjerë. Dyshohet se të përfshirë janë edhe dy banda të tjera kriminale nga Shkodra dhe Vlora.

Dosja.al zbuloi të dhëna ekskluzive për 4 urdhëruesit që Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka dyshimet kryesore se janë ata porositësit e pengmarrjes dhe vrasjes së Jak Prengës. Ata janë të skeduar prej vitesh për aktivitetin e tyre në vendet e Bashkimit Evropian dhe kokainës në Ekuador. Njëri prej tyre, njihet si Gramoz Dritan Rexhepi dhe akuzohet se është personi kyç që urdhëroi rrëmbimin e Jak Prengës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin hajri lorenc vangjeli resorti golden altin hajri lorenc vangjeli resorti golden

Sondazh

Poll