8 Gusht 2025, 19:45
Nga E. D
foto ilustruese
MITROVICË E VERIUT- Në Mitrovicë, të premten nisi Festivali Ndërkombëtar i Xhazit (Mitrovica International Jazz Days), i cili në këtë qytet të ndarë etnikisht po mbahet për të tretin vit me radhë.
Një nga skenat alternative të festivalit është vendosur edhe në Mitrovicën e Veriut, ku nga 8 deri më 10 gusht pritet të performojnë bende të reja lokale nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Skena kryesore është në Mitrovicën e Jugut, ku pritet të performojnë artistë të njohur nga bota, rajoni dhe Kosova.
“Ejani, shijoni muzikë të mrekullueshme, njihuni me muzikantë të jashtëzakonshëm dhe tregoni mbështetjen tuaj për tingujt e rinj dhe mendjet inovative”, thuhet në një postim të festivalit në rrjetin Facebook.
Megjithatë, pjesëtarë të komunitetit serb, që përbëjnë shumicën në Mitrovicën e Veriut, kanë reaguar duke e cilësuar këtë si një veprim “politikisht të motivuar” dhe vendosjen e skenës alternative si “provokim”.
Siç shihet në pamjet filmike të mediave lokale nga veriu i Kosovës, disa persona fishkëllyen në shenjë pakënaqësie gjatë ardhjes së kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiqit, i cili erdhi në pushtet pasi serbët, me nismën e Listës Serbe, u tërhoqën nga institucionet.
Po ashtu, sipas pamjeve të publikuara online, gjatë përformances në veri, kafenetë në pronësi të serbëve kanë lëshuar muzikë popullore serbe, me tingujt e të cilës serbët lokalë kanë vallëzuar.
Programi në kuadër të festivalit u ndërpre rreth një orë pas fillimit, për shkak të kundërshtimeve nga komuniteti serb, dhe organizatorët e hoqën skenën. Dy persona u ndaluan për prishje të rendit dhe qetësisë publike, ka konfirmuar Elshani.
Disa pronarë lokalesh në pronësi të serbëve kanë njoftuar se, në të njëjtën periudhë me festivalin, do të organizojnë “Ditët e Mitrovicës”.
Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit – ka pretenduar se bizneseve po u bëhet presion dhe se ato po kërcënohen me gjoba nëse marrin pjesë në manifestimin “Ditët e Mitrovicës”, gjë që, sipas saj, është “presion i drejtpërdrejtë dhe përpjekje për frikësim, me synim shuarjen e jetës kulturore të serbëve dhe të përkatësisë kombëtare serbe”.
“Kjo përbën një provokim të qëllimshëm, me synim të qartë për të përshkallëzuar situatën dhe për të cenuar paqen e sigurinë e qytetarëve. Është një mënyrë perfide për t’ia mohuar popullit tonë të drejtën për të organizuar pa pengesa ngjarje kulturore, artistike dhe humanitare, që janë pjesë e identitetit dhe traditës sonë”, thuhet në reagim.
Megjithatë, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, i tha Radios Evropa e Lirë se policia vetëm ka paralajmëruar disa lokale që të mos lëshojnë muzikë me zë të lartë pas orës 22:00, për shkak të shqetësimit të rendit dhe qetësisë publike, por se kjo nuk ka lidhje me festivalin.
“Kjo vlen për të gjithë, të mos lëshohet muzikë shumë e fortë. Nuk ka lidhje me festivalin. Nëse komuna kërkon asistencën tonë, është tjetër gjë, por deri tani nuk ka pasur një kërkesë të tillë”, tha ai.
Ai shtoi se policia filloi të paralajmërojë pronarët e lokaleve të premten, pasi një natë më parë ishte lëshuar muzikë shumë e lartë, ndërkohë që ligji parashikon që pas orës 22:00 gjatë ditëve të javës zëri i muzikës duhet të ulet.
Në Mitrovicën e Jugut po mbahet edicioni i tretë i festivalit “Ditët Ndërkombëtare të Xhazit të Mitrovicës”, ku performojnë artistë të njohur nga bota, rajoni dhe Kosova.
Gjatë festivalit organizohen edhe aktivitete të ndryshme, përfshirë punëtori edukative për talente të rinj dhe punëtori për fëmijë./REL
Bota
8 Gusht 2025, 19:05
E. D
Eyal Zamir
IZRAEL- Pas urdhrit që mori nga Këshilli i Sigurisë Izraelite për të pushtuar Qytetin e Gazës, kreu i F...
Bota
8 Gusht 2025, 18:43
E. D
Friedrich Merz
GJERMANI- Gjermania nuk do ta autorizojë asnjë eksport të pajisjeve ushtarake që mund të përdoren në Rrip...
Bota
8 Gusht 2025, 16:47
E. D
pamje nga vendngjarja
MAL I ZI- Personazh i njohur i botës së krimit në Mal të Zi, Marko Ljubiša Kan i ka shpëtuar ditë...
Bota
8 Gusht 2025, 15:32
E. D
Vladimir Putin dhe Donald Trump
ROMË- Takimi i shumëpritur midis Vladimir Putin dhe Donald Trump mund të zhvillohe...
Bota
8 Gusht 2025, 15:03
E. D
Benjamin Netanyahu dhe Donald Trump
SHBA- NBC News ka zbuluar se se presidenti Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu kanë zhvilluar një bised&...
Bota
8 Gusht 2025, 14:52
M.B
LINDJE E MESEM- Kabineti i sigurisë i Izraelit ka miratuar planin e propozuar nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, që ushtria “të...
Bota
8 Gusht 2025, 13:06
Kështjella
IRLANDA E VERIUT- Kështjella historike e Hillsborough-ut në Irlandën e Veriut do të shërbejë si skenë p&...
Bota
8 Gusht 2025, 11:48
M.B
FRANCA- Zjarrfikësit dhe autoritetet lokale thanë se janë në gatishmëri të lartë të premten, pavarësisht se kan&e...
Bota
8 Gusht 2025, 09:42
M.B
Nicolás Maduro
SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dyfishuar shpërblimin për informacionin që çon n...
Bota
8 Gusht 2025, 09:36
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Liderët e Armenisë dhe Azerbajxhanit pritet të nënshkruajnë një marrëveshje paqeje të ndë...