8 Gusht 2025, 11:48
Nga M.B

FRANCA- Zjarrfikësit dhe autoritetet lokale thanë se janë në gatishmëri të lartë të premten, pavarësisht se kanë arritur ta vënë nën kontroll zjarrin më të madh me të cilin është përballur Franca në dekadat e fundit, për shkak se parashikohen temperatura të larta që mund ta rindezin zjarrin në jug. Në tri ditët e fundit, zjarri u përhap në më shumë se 160 kilometra katrorë në rajonin Aude. Si pasojë e zjarrit ka vdekur një person, ndërkaq qindra të tjerë janë detyruar që të largohen nga shtëpitë e tyre.
Për shkak të motit të nxehtë dhe të thatë, zjarri u përhap shpejt me një perimetër që arriti në 90 kilometra, dhe autoritetet lokale thanë se duhet të mbeten vigjilente gjatë gjithë fundjavës, pasi pritet që temperaturat të shkojnë në mbi 30 gradë Celsius. Administratori i rajonit, Christian Pouget, tha se rreth 1,000 persona ende nuk kanë mundur të kthehen në shtëpitë e tyre pasi zjarri përfshiu 15 komunat në rajonin malor të Krbieres, duke shkatërruar ose dëmtuar të paktën 36 shtëpi.
Si pasojë e zjarrit janë lënduar 21 persona, përfshirë 16 zjarrfikës, thanë autoritetet lokale. Rreth 1.300 shtëpi janë ende pa energji elektrike për shkak të dëmeve të shkaktuara në infrastrukturë, thanë autoritetet në Aude. Banorët janë paralajmëruar të mos kthehen në shtëpi pa autorizim, pasi shumë rrugë mbeten të bllokuara dhe të rrezikshme.
Hetimet kanë nisur për të kuptuar se si shpërtheu zjarri. Ky është zjarri më i madh që Franca ka regjistruar në bazën e saj të të dhënave, të krijuar më 2006. Por, ministrja franceze për Ekologji, Agnès Pannier-Runacher, tha se ky është zjarri më i madh që vendi ka regjistruar që nga viti 1949, duke lidhur shpërthimin e zjarrit me ndryshimet klimatike.
Evropa Jugore është përballur me shumë zjarre të mëdha gjatë kësaj vere. Shkencëtarët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike po rrisin frekuencën dhe intensitetin e valëve të nxehtësisë dhe thatësirës, duke e bërë rajonin më të ndjeshëm ndaj zjarreve të egra. Muajin e kaluar, një zjarr i madh që arriti deri në portin jugor të Marsejës, qytetit të dytë më të madh të Francës, la të plagosur rreth 300 persona./ REL
franca
Bota
8 Gusht 2025, 09:42
M.B
Nicolás Maduro
SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dyfishuar shpërblimin për informacionin që çon n...
Bota
8 Gusht 2025, 09:36
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Liderët e Armenisë dhe Azerbajxhanit pritet të nënshkruajnë një marrëveshje paqeje të ndë...
Bota
8 Gusht 2025, 09:14
M.B
Autumn Bardisa
SHBA- Një grua në Florida u arrestua pasi u paraqit si infermiere dhe trajtoi mbi 4,000 pacientë pa licencë. Sipas ...
Bota
8 Gusht 2025, 08:53
M.B
Friedrich Merz dhe Donald Trump
GJERMANIA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vazhdon ta bombardojë botën me tarifat e tij doganore, ...
Bota
8 Gusht 2025, 08:09
M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Kabineti i sigurisë i Izraelit ka miratuar planin e propozuar nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, që u...
Bota
8 Gusht 2025, 07:57
M.B
Benjamin Netanyahu dhe
GJERMANIA- Menjëherë pas zgjedhjes së tij si kancelar, Friedrich Merz, deklaroi në një intervist...
Bota
8 Gusht 2025, 07:34
M.B
Presidenti azerbajxhanas, Ilham Aliyev, dhe kryeministri armen, Nikol Pashinian
SHBA- Armenia dhe Azerbajxhani mund të jenë afër nënshk...
Bota
7 Gusht 2025, 22:45
E. D
Halit Yukay
TURQI- Kërkimet vazhdojnë intensivisht për biznesmenin 43-vjeçar turk Halit Yukay, i cili rezulton i zhdukur q&...
Bota
7 Gusht 2025, 22:22
E. D
foto ilustruese
GREQI- Numri i migrantëve të paligjshëm që shkojnë në ishullin grek të Kretës ka rënë q&...
Bota
7 Gusht 2025, 20:43
E. D
Apple
SHBA- Presidenti Donald Trump dhe Tim Cook, drejtori ekzekutiv i Apple, njoftuan të mërkurën se Apple do të investojë 100 mi...