8 Gusht 2025, 18:43
Nga E. D
Friedrich Merz
GJERMANI- Gjermania nuk do ta autorizojë asnjë eksport të pajisjeve ushtarake që mund të përdoren në Rripin e Gazës “deri në një njoftim të radhës”, tha të premten kancelari Friedrich Merz. Vendimi i Merzit vjen si përgjigje ndaj planit të Izraelit për ta zgjeruar luftën në territorin palestinez.
Njoftimi publik, i cili theksoi vuajtjet e njerëzve në Gazë, shënon një ndryshim të rëndësishëm në politikën e Berlinit ndaj aleatit të tij të kamotshëm.
“Qeveria gjermane nuk do ta miratojë asnjë eksport pajisjesh ushtarake që mund të përdoren në Rripin e Gazës deri në një njoftim të radhës”, tha Merz në një komunikatë.
Merz tha se e pranon se Izraeli ka të drejtë për ta çarmatosur Hamasin - grupin e shpallur terrorist nga SHBA dhe BE - dhe për të kërkuar lirimin e pengjeve izraelite, por tha se vendimi i Izraelit “e bën gjithnjë e më të vështirë të kuptohet se si mund të arrihen këto synime”.
Përkrahja e qëndrueshme dhe afatgjatë e Gjermanisë për Izraelin, e mbështetur në ndjenjën e fajit për Holokaustin, është vënë në pikëpyetje nga numri në rritje i viktimave në Gazë dhe kriza humanitare, të cilat e kanë nxitur popullin gjerman të kërkojë veprime nga Qeveria e tyre.
Sipas Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqen në Stokholm, Gjermania ka ofruar 30 për qind të importeve kryesore të armëve të Izraelit në periudhën 2019-2023, kryesisht pajisje detare, përfshirë fregatat e klasit Sa’ar 6 (MEKO A-100 Light Frigates), të cilat janë përdorur në luftën në Gazë.
Merz tha se lirimi i pengjeve dhe negociatat për armëpushim janë prioritetet kryesore të Gjermanisë, së bashku me lehtësimin e vuajtjeve të civilëve. Ai gjithashtu i bëri thirrje Qeverisë izraelite të mos ndërmarrë hapa të mëtejshëm drejt aneksimit të pjesëve të Bregut Perëndimor.
Anëtarë të krahut të ekstremit të djathtë të koalicionit të kryeministrit Benjamin Netanyahu kanë bërë trysni për ta marrë kontrollin e plotë të Gazës, ndonëse ushtria ka paralajmëruar se kjo mund të rrezikojë jetën e pengjeve të mbijetuar.
Parlamenti gjerman raportoi në qershor se licencat e eksportit për 485 milionë euro pajisje ushtarake për Izraelin janë miratuar në ditën e sulmit të Hamasit që shkaktoi luftën në Gazë, 7 tetor 2023, dhe më 13 maj 2025.
Pas sulmit të Hamasit, Gjermania e rriti rreth dhjetëfish eksportin e armëve në Izrael gjatë vitit 2023. Grupet e të drejtave të njeriut nisën sfida ligjore, duke thënë se armët mund të përdoren në luftën në Gazë./REL
friedrich merz
Bota
8 Gusht 2025, 16:47
E. D
pamje nga vendngjarja
MAL I ZI- Personazh i njohur i botës së krimit në Mal të Zi, Marko Ljubiša Kan i ka shpëtuar ditë...
Bota
8 Gusht 2025, 15:32
E. D
Vladimir Putin dhe Donald Trump
ROMË- Takimi i shumëpritur midis Vladimir Putin dhe Donald Trump mund të zhvillohe...
Bota
8 Gusht 2025, 15:03
E. D
Benjamin Netanyahu dhe Donald Trump
SHBA- NBC News ka zbuluar se se presidenti Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu kanë zhvilluar një bised&...
Bota
8 Gusht 2025, 14:52
M.B
LINDJE E MESEM- Kabineti i sigurisë i Izraelit ka miratuar planin e propozuar nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, që ushtria “të...
Bota
8 Gusht 2025, 13:06
Kështjella
IRLANDA E VERIUT- Kështjella historike e Hillsborough-ut në Irlandën e Veriut do të shërbejë si skenë p&...
Bota
8 Gusht 2025, 11:48
M.B
FRANCA- Zjarrfikësit dhe autoritetet lokale thanë se janë në gatishmëri të lartë të premten, pavarësisht se kan&e...
Bota
8 Gusht 2025, 09:42
M.B
Nicolás Maduro
SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dyfishuar shpërblimin për informacionin që çon n...
Bota
8 Gusht 2025, 09:36
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Liderët e Armenisë dhe Azerbajxhanit pritet të nënshkruajnë një marrëveshje paqeje të ndë...
Bota
8 Gusht 2025, 09:14
M.B
Autumn Bardisa
SHBA- Një grua në Florida u arrestua pasi u paraqit si infermiere dhe trajtoi mbi 4,000 pacientë pa licencë. Sipas ...
Bota
8 Gusht 2025, 08:53
M.B
Friedrich Merz dhe Donald Trump
GJERMANIA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vazhdon ta bombardojë botën me tarifat e tij doganore, ...