“Janë përfshirë ministra, deputetë…”/ Regjistrohen 10 mijë përgjime në resortin ku u ‘varros’ Jak Preng
30 Janar 2020, 21:35Nga DOSJA
Gazetarja Klodiana Lala ka treguar se në resortin Golden në Shijak ku dyshohet se u mbajt peng 49-vjeçari Jan Prenga, janë kryer mbi 10 mijë përgjime, si pjesë e dosjes 339.
“Janë përgjuar ministra deputetë… Janë bërë mbi 10 mijë përgjime ambientale tek ai resort, për dosjen 339. Tek ky resort përgjimet ambientale nxjerrin dhe disa persona të tjerë. Që janë nga zona e Durrësit, me rezultojnë me mbiemrin Shehu. Por nuk mund të them më shumë detaje, pa u siguruar”, tha gazetarja.
“Dritani Rexhepi me grupin e vet arrinte të siguronte sasi të mëdha kokaine të cilat financoheshin nga grupe kriminale shqiptare dhe mendohet se është Gentian Doçi njëri nga financuesit e rreth 300 kg kokaine. Gentian Doçi është nga Dukagjini, është një ndër familjet më të forta në zonën e Shkodrës. Ky është personi që ka financuar lëndën pra e kanë financuar disa grupe njëherazi por grupi kryesor drejtohej nga Gentian Doçi. Astrit Prenga përgjohet duke folur me Gentian Doçin dhe i thotë më thuaj ku është im vëlla dhe ai i thotë ti e di fort mirë ku e ke vëllain sepse ti më ke prek mallin. Në përgjime të paktën del kjo gjë”, tha më tej gazetarja.
Ndërkohë për të kërkuarin Gentian Doçi, që njihet dhe si biznesmen gazetari Artan Hoxha tha: Këta nuk janë ngatërruar asnjë herë në pazare politike. Të gjithë i dinin në Shkodër, por nuk ngatërroheshin me politikën. Ndaj kanë mbijetuar kaq shumë.
TIRANË– Gazetari investigativ, Artan Hoxha folur lidhur me bandën e Dukagjinit, të përfshirë në pengmarrjen dhe vrasjen e Jak (Jani) Prengës, Sipas Hoxhës,...
TIRANË– Gazetari Muhamed Veliu, i cili ka punuar për shumë vite në Angli, ka rrëfyer detaje rreth krimit që ka ngritur në këmbë të gjitha strukturat shtetë...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka treguar se si Gramoz Rexhepi e ka marrë në telefon nga burgu i Quitos, në vitin 2017. I ftuar në emisionin “Opinion”, Hoxha...
TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në “Opinion” ka zbuluar detaje lidhur me vrasjen dhe grabitjen e Jak (Jani) Prengës disa javë më parë për prishjen...
TIRANË– Skandali i mjekimit të gabuar, ku një 25-vjeçare rrezikon paralizimin, rëndohet nga deklarata e mjekut shqiptar. Mjeku ortoped Ervin Jonuzi ...
TIRANË- Kryetarja e Gjykatës së Kavajës, Entela Shedula u përball me mungesë burimesh financiare, mospërputhje dhe pasaktësi në deklarimet e pasurisë së sa...
Rrezikshmëria dhe aftësia e grupeve kriminale shqiptare për të tregtuar sasi të madhe kokaine në Angli, doli në pah edhe njëherë tjetër, nga ngjarja kriminale e...
SHQIPËRI– Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur një emergjencë globale pas përhapjes së koronavirusit. Sipas BBC, OBSh-ja është mbledhur në një ko...