7 Gusht 2025, 18:03
Nga E. D
Nevenka Tromp
PRISHTINË- Nevenka Tromp, ish-hetuese e Tribunalit të Hagës në rastin kundër Sllobodan Millosheviçit, mbajti fjalën e saj në protestë. Në hyrje të fjalimit të saj Tromp tha se drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Ajo tha se gjykata, ligjet dhe profesionistët e drejtësisë duhet të veprojnë në mënyrë të paanshme.
“Sot ne e themi qartë, drejtësia nuk duhet të vonohet, ajo duhet të bëhet pa asnjë vonesë, pa paragjykime dhe për sakrificat e atyre që u ngritën për liri. Drejtësia e vonuar, është drejtësi e mohuar. Ky s’është parullë, është realitet i dhimbshëm me të cilin ju përballeni prej vitesh. Që drejtësia të pranohet ajo duhet të ketë legjitimitet.
Në vitin 2020 udhëheqësit tuaj të kohës së luftës shkuan vullnetarisht në Hagë duke besuar si ju që drejtësia do të zbatohej shpejt dhe në mënyrë të drejt. Ata u siguruan që ky proces do të ishte transparent dhe i paanshëm. Dhe megjithatë ja ku jemi, 5 vjet me vonë ata janë ende në paraburgim, dhe ende nuk ka një vendim gjyqësor. Besimi i tyre në një drejtësi të shpejtë është thyer nga realitet i vonesave, dënimeve të ashpra dhe shkallës, dispropercionale të shpalljeve fajtor.
Të njëjtit udhëheqës që janë të akuzuar janë ata që mbështetën krijimin e këtyre Dhomave. Ata kanë vepruar kështu edhe pse ditën rrezikun që përfaqësonte për çdo luftëtar. Sepse ata besonin në drejtësinë e kauzës, besonin që lufta që ata luftuan ishte një luftë e drejtë. Besonin se ishte një luftë e lejuar si e tillë nga Karta e Kombeve të Bashkuara. Ata luftuan dhe fituan”, tha Tromp.
Ajo tha gjithashtu se ky tubim është për të thënë se “Kosova ka rëndësi”. Më tej shtoi se Kosova nuk është kompromis, por Kosova është shtet sovran.
“Kosova mund të mos jetë përparësi për fuqitë globale, por për qytetarët e Kosovës kjo është personale. Një komb i njerëzve të guximshëm, të qëndrueshëm, demokratik, që vazhdojnë të besojnë në drejtësi edhe kur bota duket se po kthen shikimin tjetër kund”, tha Tromp.
nevenka tromp
Aktualitet
7 Gusht 2025, 17:56
E. D
Ali Ahmeti
PRISHTINË- Kreu i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti mori pjesë në protestën e mb...
Aktualitet
7 Gusht 2025, 17:47
foto ilustruese
FINIQ- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se situata në Finiq po shkon drejt normalizimit, pas një operacioni të gjerë ...
Aktualitet
7 Gusht 2025, 17:52
M.B
Foto ilustruese
SHQIPËRI- Digjitalizimi i parë nga numri i familjeve me kompjuter është më i lartë në bashkitë e m&...
Aktualitet
7 Gusht 2025, 17:36
M.B
Hysni Gucati
KOSOVA- Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Hysni Gucati&nb...
Aktualitet
7 Gusht 2025, 17:30
E. D
Ledri Vula
PRISHTINË- Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin sot në protestën&n...
Aktualitet
7 Gusht 2025, 17:30
M.B
Ali Ahmeti
KOSOVA- Kreu i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, po merr pjesë këtë pasdite në protestën q...
Aktualitet
7 Gusht 2025, 17:18
E. D
foto ilustruese
PRISHTINË- Në Prishtinë po protestohet me moton “kundër padrejtësisë” nga Dhomat e Specializuara ...
Aktualitet
7 Gusht 2025, 17:09
Vladimir Karaj
Foto ilustruese
TIRANA- Shqipëria iu bashkua këtë javë një deklarate të përbashkët të lëshuar nga 14...
Aktualitet
7 Gusht 2025, 17:07
E. D
pamje nga protesta
KOSOVË- Qytetarë të shumtë janë mbledhur pasditen e sotme në sheshin “Skënderbeu” në...
Aktualitet
7 Gusht 2025, 16:51
E. D
pamje nga zjarri
DEVOLL- Një vatër zjarri ka përfshirë një sipërfaqe toke në fshatin Cangonj të Devollit. Konk...