Aktualitet

"Në mbrojtje të UÇK-së dhe së vërtetës"/ Mbyllet protesta në Prishtinë, thirrje kundër padrejtësisë së Gjykatës Speciale

Në protestë mbajtën fjalën Hysni Gucati, Arbër Cacaj, djali i dëshmorit Nagip Cacaj, hetuesja Nevenka Tromp dhe Ali Ahmeti.

7 Gusht 2025, 18:10 Nga E. D
"Në mbrojtje të UÇK-së dhe së
pamje nga protesta

PRISHTINË- Ka përfunduar protesta “drejtësi kundër padrejtësive” të Speciales në Hagë, e cila u mbajt në Prishtinë në sheshin “Skënderbeu”, ku u mblodhën me mijëra qytetarë nga të gjitha qytetet e Kosovës, por edhe përtej kufijve. Në protestë mbajtën fjalën Hysni Gucati, Arbër Cacaj, djali i dëshmorit Nagip Cacaj, hetuesja Nevenka Tromp dhe Ali Ahmeti.

“Kundër padrejtësisë! Në mbrojtje të UÇK-së dhe së vërtetës” ishte motoja e protestës.

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit 2020. Ata ngarkohen për krime lufte, teksa janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Gjykimi ndaj tyre nisi më 3 prill 2023. Emisari amerikan për Misione të Posaçme, Richard Grenell ka shprehur përkrahje për ish-presidentin, Hashim Thaçi duke e cilësuar si të turpshëm faktin që ai po mbahet ende në paraburgim. Grenell e ka quajtur Hagën si një institucion i cili nuk funksionon. Përkrahje për protestë kanë shprehur figura të ndryshme politike në vend si dhe figura fetare me ndikim në Kosovë.

protesta ne prishtine

Sondazh

Poll