Aktualitet

Operacioni "Koordinata", sekuestrohen 1.4 kg kanabis në një banesë në Lazarat, arrestohet një person

Lënda narkotike e sekuestruar ishte e bërë gati për shitje. 

7 Gusht 2025, 10:42 Nga r.ll
Operacioni "Koordinata", sekuestrohen 1.4 kg kanabis në një
droga ne lazarat

LAZARAT- Një sasi prej 1.4 kg kanabis është sekuestruar në një banesë në Lazarat në kuadër të operacionit "Koordinata".

Gjithashtu janë asgjësuar disa bimë narkotike dhe është arrestuar persona që ka kultivuar bimët dhe prodhuar lëndën narkotike. Lënda narkotike e sekuestruar ishte e bërë gati për shitje. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Gjirokastër/Vijojnë kontrolle intensive, në zbatim të planit operacional anticannabis, të koduar “Koordinata”.

Në një banesë në Lazarat:

-sekuestrohen 1.4 kilogramë Cannabis Sativa, gati për shitje.

-asgjësohen disa bimë narkotike.

Arrestohet shtetasi që kishte kultivuar bimët dhe prodhuar lëndën narkotike.

Si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër goditën një tjetër rast të kultivimit/prodhimit të narkotikëve, për të cilin u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi M. M..

Gjatë kontrolleve, në oborrin e banesës së këtij shtetasi, u gjetën të kultivuara, disa bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, ndërsa në banesë iu gjetën rreth 1.4 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, gati për shitje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

droge ne lazarat

Sondazh

Poll