Aktualitet

Dhunoi nënën që ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje, arrestohet 43-vjeçari në Dimal

Bëhet me dije se e dëmtuara ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje, por kjo nuk e ndaloi autorin të përsëriste aktin e dhunës.

7 Gusht 2025, 10:26 Nga M.B
Dhunoi nënën që ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje,
Foto ilustruese

DIMAL- Një 43-vjeçar në Dimal raportohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Bëhet me dije se e dëmtuara ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje, por kjo nuk e ndaloi autorin të përsëriste aktin e dhunës. Gjithashtu mësohet se Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka arrestuar në flagrancë 43-vjeçarin.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal arrestuan në flagrancë shtetasin D. V., 43 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

dimal

Sondazh

Poll