Bota

"Nuk dua udhëheqës të tjerë në bisedime"/ Trump informon aleatët evropianë për një takim me Putin javën e ardhshme, pritet dhe një tjetër ku pjesë do të jetë Zelenskyy

Trump deklaroi se Steve Witkoff bëri "përparim të madh" në takimin e tij me presidentin rus.  Ai përsëriti se lufta duhet të përfundojë dhe se në javët e ardhshme do të punojnë për këtë çështje.

6 Gusht 2025, 22:19 Nga r.ll
"Nuk dua udhëheqës të tjerë në bisedime"/
donald trump

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump po planifikon të takohet me Presidentin rus Vladimir Putin që javën e ardhshme, janë shprehur dy burime të njohura me çështjen. Më pas, Trump planifikon të zhvillojë një takim trepalësh me Putinin dhe Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, raportoi New York Times.

Ndërkohë më herët gjatë ditës së sotme, i dërguari i presidentit Trump, Steve Witkoff, zhvilloi një takim me presidentin rus, që u cilësua "jashtëzakonisht produktiv". Gati në të njëjtën kohë, Trump foli me Zelenskyn dhe gjithashtu informoi aleatët evropianë.

Një zyrtar ukrainas sqaroi për Agjencinë Franceze të Lajmeve se në bisedën telefonike morën pjesë edhe kryeministri britanik Keir Starmer, kancelari gjerman Friedrich Merz, presidenti finlandez Alexander Stubbs dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

Presidenti amerikan zbuloi gjithashtu planet e tij para udhëheqësve evropianë, duke theksuar megjithatë se kontaktet e njëpasnjëshme nuk do të përfshinin udhëheqës të tjerë, gjë që ata duket se e pranuan.

Trump deklaroi se Steve Witkoff bëri "përparim të madh" në takimin e tij me presidentin rus.  Ai përsëriti se lufta duhet të përfundojë dhe se në javët e ardhshme do të punojnë për këtë çështje.

Në postimin e tij, Donald Trump u shpreh: "I dërguari im i posaçëm, Steve Witkoff, sapo pati një takim jashtëzakonisht produktiv me Presidentin rus Vladimir Putin. U bë përparim i madh! Pastaj informova disa nga aleatët tanë evropianë. Të gjithë janë dakord se kjo luftë duhet të përfundojë dhe ne do të punojmë drejt kësaj në ditët dhe javët e ardhshme. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!"

Fox News raportoi se Vladimir Putin i tha të dërguarit të presidentit amerikan se dëshiron të takohet me Trump në një moment nëse kjo mund të çojë në përfundimin e luftës. Volodymyr Zelenskyy më vonë tha se ishte informuar nga homologu i tij amerikan në lidhje me vizitën e Witkoff në Moskë dhe shtoi se udhëheqësit evropianë morën pjesë në bisedën me Trump, megjithëse nuk specifikoi se kush.

donald trump vladimir putin volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll