6 Gusht 2025, 19:26
Nga r.ll
foto ilustruese
XHORXHIA- Baza ushtarake Fort Stewart në Xhorxhia të SHBA-së u vu në izolim për rreth dy orë ditën e sotme pas një incidenti me të shtënash me armë zjarri.
Zëdhënësi i departamentit të policisë së bazës, nënkoloneli Angel Tomko, njoftoi se autoritetet konfirmuan praninë e një personi të armatosur, i cili, pas një operacioni policor që zgjati rreth gjysmë ore, u arrestua. Sipas raportimeve pesë ushtarë të plagosur nga të shtënat janë dërguar në spital, ndërsa për situatën është njoftuar edhe presidenti Donald Trump.
Fort Stewart është një nga bazat më të mëdha ushtarake në Shtetet e Bashkuara, ku ndodhet Divizioni i 3-të i Këmbësorisë së Mekanizuar dhe shërben si qendër trajnimi dhe zhvillimi si për trupat aktive ashtu edhe për ato rezervë.
Baza ndodhet rreth 64 kilometra në jugperëndim të Savannah dhe është shtëpia e më shumë se 10,000 njerëzve, përfshirë ushtarë, familjet e tyre dhe personelin civil.
Guvernatori i Xhorxhias, Brian Kemp, deklaroi nëpërmjet platformës X (më parë Twitter) se është në "komunikim të ngushtë" me forcat e sigurisë dhe shprehu trishtimin e tij për incidentin: "Mendimet dhe lutjet tona janë me të plagosurit, familjet e tyre dhe të gjithë ata që shërbejnë. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Xhorxhias të bëjnë të njëjtën gjë."
baza fort stewart xhorxhia shba
Bota
6 Gusht 2025, 18:02
r.ll
foto ilustruese
ROMË- Italia dha miratimin përfundimtar të mërkurën për të ndërtuar atë që do të jet...
Bota
6 Gusht 2025, 17:17
E. D
pamje nga zjarri
PARIS- Flakët në Francë po përhapet me shpejtësi në një rajon mesdhetar pranë kufirit me Span...
Bota
6 Gusht 2025, 17:12
r.ll
karta e identitetit te viktimes
PAKISTAN- Trupi i një burri të zhdukur prej 28 vitesh është gjetur në një akullnajë q&eu...
Bota
6 Gusht 2025, 16:48
E. D
Donald Trump
SHBA- Donald Trump nënshkroi të mërkurën një urdhër ekzekutiv duke vendosur një tarifë shte...
Bota
6 Gusht 2025, 16:23
r.ll
kyriakos mitsotakis
ATHINË- Ministrat dhe zyrtarët e lartë të qeverisë greke dyshohen për bashkëpunim në nj&eu...
Bota
6 Gusht 2025, 16:24
E. D
Milorad Dodi
BOSNJE-HERCEGOVINA- Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, ka reaguar pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Bosnjë...
Bota
6 Gusht 2025, 16:16
r.ll
putin, wittkoff
RUSI- Kremlini thotë se i dërguari i SHBA-së, Steve Witkoff, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, kanë zhvilluar bised...
Bota
6 Gusht 2025, 16:04
E. D
JD Vance dhe Donald Trump
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se zëvendëspresidenti JD Vance ka gjasa të jet&eu...
Bota
6 Gusht 2025, 15:54
r.ll
foto ilustruese
GAZA- Izraeli po mbështetet në "cloud computing-un" e Microsoft-it për mbikëqyrjen masive të palestinez&...
Bota
6 Gusht 2025, 15:25
r.ll
droni
LITUANI- Lituania i ka kërkuar NATO-s të ndihmojë në forcimin e mbrojtjes së saj ajrore, pasi zbuloi se dy ...