6 Gusht 2025, 17:17
Nga E. D
pamje nga zjarri
PARIS- Flakët në Francë po përhapet me shpejtësi në një rajon mesdhetar pranë kufirit me Spanjën. Flakët kanë djeguar një zonë më të madhe se Parisi. Rreth 2,000 zjarrfikës dhe disa avionë bombardues uji luftuan me flakët që shpërthyen të martën pasdite në fshatin Ribaute në rajonin Aude, një zonë rurale e pyllëzuar ku ndodhen verari.
Zjarri, i cili ka djegur 13,000 hektarë (32,000 akra), është shumë aktivë tha administrata lokale në një deklaratë. Moti ishte i nxehtë, i thatë dhe me erë, duke e bërë të vështirë për zjarrfikësit të kontrollojnë flakët. Një person vdiq në shtëpinë e tij dhe të paktën 13 të tjerë u plagosën, përfshirë 11 zjarrfikës, thanë autoritetet lokale. Ndërsa një person që fillimisht u përshkrua si i zhdukur është gjetur dhe është shëndoshë e mirë. Jacques Piraux, kryebashkiaku i fshatit Jonquières, tha se të gjithë banorët janë evakuuar.
“Është një skenë trishtimi dhe shkretimi. Duket si një peizazh hënor, gjithçka është djegur. Më shumë se gjysma ose tre të katërtat e fshatit janë djegur. Është djallëzore," i tha ai transmetuesit BFM TV pasi vizitoi të mërkurën në mëngjes.
Banorët dhe turistët në zonat përreth u kërkuan të qëndronin në shtëpitë e tyre përveç nëse u urdhërohej të evakuoheshin. Dy kampe u evakuuan si masë paraprake. Kryeministri francez François Bayrou u takua të mërkurën pasdite me zjarrfikësit dhe banorët në Saint-Laurent-de-la-Cabrerisse, ku është ngritur posti komandues i shërbimit zjarrfikës.
Ministria e mjedisit tha se rajoni Aude ka përjetuar thatësirë këtë muaj, me kufizime në përdorimin e ujit në fuqi. Mungesa e reshjeve në muajt e fundit luajti një rol të madh në përhapjen e zjarrit, pasi bimësia është shumë e thatë. Evropa Jugore ka parë disa zjarre të mëdha këtë verë. Shkencëtarët paralajmërojnë se ndryshimi i klimës po përkeqëson frekuencën dhe intensitetin e nxehtësisë dhe thatësirës, duke e bërë rajonin më të prekshëm ndaj zjarreve.
Muajin e kaluar, një zjarr i madh që arriti në portin jugor të Marsejës, qyteti i dytë më i madh i Francës, la rreth 300 të plagosur. Evropa është kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë , me temperatura që rriten me dyfishin e shpejtësisë së mesatares globale që nga vitet 1980, sipas Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Koperniku të Bashkimit Evropian.
france
download 4
download 3
download 2
download
Bota
6 Gusht 2025, 17:12
r.ll
karta e identitetit te viktimes
PAKISTAN- Trupi i një burri të zhdukur prej 28 vitesh është gjetur në një akullnajë q&eu...
Bota
6 Gusht 2025, 16:48
E. D
Donald Trump
SHBA- Donald Trump nënshkroi të mërkurën një urdhër ekzekutiv duke vendosur një tarifë shte...
Bota
6 Gusht 2025, 16:23
r.ll
kyriakos mitsotakis
ATHINË- Ministrat dhe zyrtarët e lartë të qeverisë greke dyshohen për bashkëpunim në nj&eu...
Bota
6 Gusht 2025, 16:24
E. D
Milorad Dodi
BOSNJE-HERCEGOVINA- Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, ka reaguar pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Bosnjë...
Bota
6 Gusht 2025, 16:16
r.ll
putin, wittkoff
RUSI- Kremlini thotë se i dërguari i SHBA-së, Steve Witkoff, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, kanë zhvilluar bised...
Bota
6 Gusht 2025, 16:04
E. D
JD Vance dhe Donald Trump
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se zëvendëspresidenti JD Vance ka gjasa të jet&eu...
Bota
6 Gusht 2025, 15:54
r.ll
foto ilustruese
GAZA- Izraeli po mbështetet në "cloud computing-un" e Microsoft-it për mbikëqyrjen masive të palestinez&...
Bota
6 Gusht 2025, 15:25
r.ll
droni
LITUANI- Lituania i ka kërkuar NATO-s të ndihmojë në forcimin e mbrojtjes së saj ajrore, pasi zbuloi se dy ...
Bota
6 Gusht 2025, 15:09
r.ll
permbytje ne indi
INDI- Më shumë se 100 persona rezultojnë të zhdukur dhe të paktën një ka vdekur pasi një bresh&e...
Bota
6 Gusht 2025, 14:20
E. D
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Benjamin Netanyahu do të thërrasë një takim të Këshillit të Sigurimit n...