5 Gusht 2025, 17:14
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka cilësuar thirrjet antishqiptare në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë si një akt nacionalizmi primitiv.
Në reagimin e tij, Berisha thotë se PD dënon thirrjet antishqiptare në Kumanovë si dëshmi e racizmit dhe nacionalizmit primitiv kundër etnisë shqiptare në shekuj e mijëvjeçarë në trojet e veta dhe kundër vetë rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Gjithashtu shprehet se PD mbështet qëndrimin e forcave politike shqiptare dhe autoriteteve shtetërore të Maqedonisë së Veriut ndaj tyre.
POSTIMI I PLOTË:
Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, një akt nacionalizmi primitiv.
Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe thirrjet barbare primitive antishqiptare në Kumanovë si dëshmi e racizmit dhe nacionalizmit primitiv kundër etnisë shqiptare në shekuj e mijëvjeçarë në trojet e veta, por edhe kundër vetë rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Partia Demokratike, duke dënuar me forcën më të madhe këto akte, vlerëson dhe mbështet qëndrimin e forcave politike shqiptare dhe autoriteteve shtetërore të Maqedonisë së Veriut ndaj tyre.
Politikanët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut deklaruan se në turmën e tifozëve në ndeshjen e fazës së dytë parakualifikuese për Kupën e Botës që do të mbahet në Katar më 2027, janë dëgjuar thirrje si “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”, “Dhoma gazi për shqiptarët” dhe “Maqedoni e pastër”. Zyrtarë të lartë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ku shqiptarët përbëjnë gati një të katërtën e popullsisë prej 1.8 milionë banorësh, ndodheshin në sallë gjatë ndeshjes. Ndërkohë incidenti ka shkaktuar gjithashtu reagime të ashpra në Kosovë dhe Shqipëri, vende me popullsi kryesisht shqiptare.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, një nga zyrtarët që morën pjesë në ndeshje, dënoi “thirrjet nacionaliste dhe ksenofobike” në një deklaratë më 4 gusht, dy ditë pas ndeshjes. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, një nga zyrtarët që morën pjesë në ndeshje, dënoi “thirrjet nacionaliste dhe ksenofobike” në një deklaratë më 4 gusht, dy ditë pas ndeshjes. Të hënën, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se thirrjet antishqiptare të dëgjuara në Kumanovë janë të papranueshme dhe “cenojnë frymën e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë”.
thirrjet antishqiptare ne kumanove sali berisha
Politike
5 Gusht 2025, 16:50
r.ll
vjosa osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të martën se e ka tërhequr një kërkes...
Politike
5 Gusht 2025, 15:25
E. D
pamje
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga atraksionet turistike të Dropullit. Me anë të një postimi në rrj...
Politike
5 Gusht 2025, 13:59
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp ka reaguar edhe ndaj draftit të...
Politike
5 Gusht 2025, 13:51
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë një konference për shtyp se ish-zyrtari i lart&eum...
Politike
5 Gusht 2025, 13:47
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë për shtyp theksoi se turizmi ësht&eu...
Politike
5 Gusht 2025, 13:35
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë një konference për shtyp se efekti i ndryshimit të...
Politike
5 Gusht 2025, 13:23
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp foli edhe për rënien e turizm...
Politike
5 Gusht 2025, 13:20
E. D
Igor Popoviç.
KOSOVË- Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë ak...
Politike
5 Gusht 2025, 12:59
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta thotë se hetimet e kryera ndaj tij, në dy muaj s&rsqu...
Politike
5 Gusht 2025, 13:14
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në një konferencë për mediat tha se reagimi i Mini...