Bota

Ultimatumet e Trump shkaktuan tensine në Rusi/ Peskov: Përmirësimi i marrëdhënieve Rusi-SHBA kërkon kohë

Ai i bëri këto komente në një ditë para se i dërguari special i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, të vizitojë kryeqytetin rus për bisedime.

6 Gusht 2025, 11:08 Nga E. D
Ultimatumet e Trump shkaktuan tensine në Rusi/ Peskov:
Donald Trump dhe Vladimir Putin

RUSI- Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov, në deklaratat për agjencinë shtetërore të lajmeve TASS, deklaroi se përmirësimi i marrëdhënieve midis Moskës dhe Uashingtonit do të kërkojë kohë. 

"Sigurisht, ka inerci në këtë proces", tha Peskov, duke komentuar mungesën e një takimi midis presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij amerikan Donald Trump.

"Përpjekjet për të rikthyer marrëdhëniet dypalëshe në rrugën e duhur kërkojnë kohë", shtoi zëdhënësi i Kremlinit.

Ai i bëri këto komente në një ditë para se i dërguari special i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, të vizitojë kryeqytetin rus për bisedime. Nëve Vladimir Putin nuk do të bie dakord për armëpushime, qeveria amerikane mund të vazhdojë me vendosjen e sanksioneve të gjera ekonomike ndaj Rusisë dhe vendeve që blejnë naftë dhe gaz prej saj.

Kjo vjen veçanërisht pasi afati i dhënë nga presidenti amerikan homologut të tij rus për të përfunduar një marrëveshje dhe për t'i përfunduar luftës në Ukrainë skadon këtë javë.

donald trump vladimir putin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll