Bota

Netanyahu diskuton të enjten me kabinetin planin për pushtimin e Gazës/ Shefi i Hezbollahut kërcënon Izraelin: Siguria që kanë ndërtuar do të shembet brenda një ore

Naim Qassem tha se grupi militant dhe ushtria libaneze, e cila nuk është pjesë e Hezbollahut, do të mbrojnë veten nëse Izraeli angazhohet në agresion në shkallë të gjerë.

5 Gusht 2025, 19:27 Nga r.ll
Netanyahu diskuton të enjten me kabinetin planin për pushtimin e
netanyahu, kasim

IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të diskutojë të enjten me kabinetin lidhur me vendimin për pushtimin e plotë të Gazës. Më herët sot, Netanyahu zhvilloi një takim të sigurimit të tre-orësh, ku peshoi opsionet në territor. Raportet sugjerojnë se takimi do të mbahet në orën 18:00, me kohën lokale. 

Lidhur me këto zhvillime, ka reaguar edhe shefi i Hezbollahut, i cili në një dalje televizive ka kërcënuar Izraelin. Naim Qassem tha se grupi militant dhe ushtria libaneze, e cila nuk është pjesë e Hezbollahut, do të mbrojnë veten nëse Izraeli angazhohet në agresion në shkallë të gjerë.

“Kjo mbrojtje do të çojë në rënie që ka të bëjë me sigurimin e entitetit të izraelit dhe të gjithë sigurinë që ka gjatë një ore”, shtoi ai.

Pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor 2023, Hezbollahu hapi zjarr ndaj pozicioneve izraelite, duke deklaruar solidaritet me palestinezët. Në javët e fundit, SHBA-të dhe Libani - qeveria e saj është e ndarë nga Hezbollahu - kanë qenë në bisedime mbi një plan veprimi për çarmatosjen e Hezbollahut.

hezbollahu izraeli benjamin netanyahu

Sondazh

Poll