Dosja "Epstein"/ Administrata Trump po shqyrton publikimin e intervistës së Ghislaine Maxwell me Departamentin e Drejtësisë
trump, maxwell, epstein SHBA- Departamenti i Drejtësisë ka një regjistrim audio të intervistës që zhvilloi me bashkëpun&...
Sipas Shtëpisë së Bardhë, salla e re, me një sipërfaqe prej rreth 8,400 metrash katrorë, do të jetë në gjendje të akomodojë deri në 650 persona - tre herë më shumë se kapaciteti i Sallës Lindore, e cila deri më tani është hapësira më e madhe e ngjarjeve në kompleks.
SHBA- Presidenti Donald Trump, në një vizitë të papritur, u shfaq në çatinë e sallës së konferencave të Shtëpisë së Bardhë të martën në mëngjes për të inspektuar vendin e ndërtimit ku do të ndërtohet salla e re luksoze e banketeve.
Vizita ishte e paparalajmëruar, por gazetarët që ishin në kompleks u informuan rreth orës 9:40 të mëngjesit me kohën lokale se presidenti amerikan mund të shfaqej. Pas rreth një ore pritjeje dhe masave të shtuara të sigurisë, përfshirë vendosjen e snajperëve në çatinë e Krahut Perëndimor, Trump u shfaq në çati.
Në krah të tij ishte arkitekti James McCreary, përgjegjës për projektimin e zgjerimit mbresëlënës, të cilin zëdhënësja Caroline Levitt e kishte përshkruar si një "shtesë luksoze dhe të nevojshme" me "harmoni të brendshme dhe ndërtim të detajuar". Trump eci në tarracë, duke vëzhguar vendin ku do të ngrihet salla e re, si dhe çatinë e krahut perëndimor.
Kur një gazetar i Independent e pyeti për arsyen e pranisë së tij në çati, Trump u përgjigj me shaka se "bëri një shëtitje" dhe shtoi: "Salla e vallëzimit është në anën tjetër. Një mënyrë tjetër për të shpenzuar paratë e mia për këtë vend."
Ai këmbënguli se projekti nuk do t'u kushtonte taksapaguesve, duke pretenduar se do të financohej tërësisht nga ai vetë dhe donatorët. "Çdo gjë që bëj, e financoj unë", tha ai.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, salla e re, me një sipërfaqe prej rreth 8,400 metrash katrorë, do të jetë në gjendje të akomodojë deri në 650 persona - tre herë më shumë se kapaciteti i Sallës Lindore, e cila deri më tani është hapësira më e madhe e ngjarjeve në kompleks. Kjo është arsyeja pse vitet e fundit, ngjarjet në shkallë të gjerë, siç janë darkat shtetërore në nder të krerëve të shteteve, janë pritur në tenda të posaçme në lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë.
Ndërtesa e re do të ngrihet në vendin e Krahut Lindor, i cili lidh Rezidencën Ekzekutive me Departamentin e Thesarit. Krahu u ndërtua në vitin 1902 dhe fitoi një kat të dytë katër dekada më vonë. Aktualisht aty ndodhen zyrat e Zonjës së Parë Melania Trump, Zyra Ushtarake e Shtëpisë së Bardhë, Byroja e Vizitorëve dhe shërbime të tjera administrative, të cilat do të zhvendosen përkohësisht gjatë punimeve. Siç deklaroi Caroline Levitt, Krahu Lindor "do të rindërtohet plotësisht" pasi të përfundojë salla.
trump, maxwell, epstein SHBA- Departamenti i Drejtësisë ka një regjistrim audio të intervistës që zhvilloi me bashkëpun&...
BRUKSEL- Evropa po lëviz drejt një "Shengeni ushtarak" me qëllim që të sigurojë mundësinë e transportimit të pajisj...
donald trump SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka zbuluar në një intervisë se "ndoshta" nuk do të kandidojë për një...
Yair Netanyahu dhe Tamim Bin Hamad al Thani IZRAEL- Djali i kryeministrit Benjamin Netanyahu, Yair, e ka quajtur Emirin e Katarit, Tamim Bin Hamad al Thani...
bill dhe hillary clinton SHBA- Ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe bashkëshortja e tij Hillary janë ndër një sërë e...
foto ilustruese KINË- Më shumë se 7,000 raste të një virusi të përhapur nga mushkonjat janë raportuar në t&eum...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u vizituar ushtarët e plagosur që po i nënshtrohen trajtimit dhe r...
pamje nga fshati INDI- Dhjetëra njerëz rezultojnë të zhdukur në një fshat në Indi pas përmbytjeve të shkaktua...
Vladimir Putin dhe Donald Trump SHBA- Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka gjasa të pranojë ultimatumin e Presidentit të SHBA-s&e...
foto ilustruese JAPONI- Paniku mbretëroi në Yokohama të Japonisë, të hënën në mbrëmje, kur dy anije q&eum...