5 Gusht 2025, 19:21
Nga r.ll
gareth ward
AUSTRALI- Pavarësisht se është dënuar për përdhunim dhe aktualisht është në burg, një politikan nga Uellsi i Ri Jugor Në Australi, këmbëngul se dëshiron të mbetet anëtar i parlamentit shtetëror.
Një gjykatë në korrik e shpalli Gareth Ward fajtor për abuzim seksual ndaj dy të rinjve, të moshës 18 dhe 24 vjeç, në shtëpinë e tij, ngjarje e ndodhur midis viteve 2013 dhe 2015. Ward është aktualisht në paraburgim në pritje të dënimit.
Parlamenti shtetëror i Uellsit të Ri Jugor kishte planifikuar ta përjashtonte politikanin 44-vjeçar këtë javë, pasi ai refuzoi të jepte dorëheqjen pas vendimit të shpalljes fajtor. Megjithatë, avokatët e Ward, i cili planifikon të apelojë dënimin e tij, thonë se do të kërkojnë urdhra për të parandaluar përjashtimin e deputetit të pavarur.
Kryeministri i Uellsit të Ri Jugor, shprehu zemërimin e tij ndaj politikanit, duke thënë se ai "nuk ka turp". Ai madje i bëri thirrje atij të jepte dorëheqjen, duke thënë se kjo ishte opsioni i parë dhe më i dukshëm.
"Dikush është ulur në burg, i dënuar për krime të rënda seksuale, i cili kërkon të mbetet anëtar i parlamentit dhe të vazhdojë të paguhet", tha kryeministri.
Në të njëjtin kontekst ishte edhe deklarata e udhëheqësit të Liberalëve të opozitës, të cilëve Ward më parë i përkiste. Ward dha dorëheqjen si ministër i qeverisë shtetërore dhe nga Partia Liberale kur akuzat dolën në dritë në vitin 2021, por ai refuzoi të jepte dorëheqjen nga parlamenti dhe u rizgjodh deputet për zonën e tij zgjedhore në vitin 2023 .
gareth ward
Bota
5 Gusht 2025, 18:51
r.ll
donald trump
SHBA- Presidenti Donald Trump, në një vizitë të papritur, u shfaq në çatinë e sallës së konfere...
Bota
5 Gusht 2025, 18:32
r.ll
trump, maxwell, epstein
SHBA- Departamenti i Drejtësisë ka një regjistrim audio të intervistës që zhvilloi me bashkëpun&...
Bota
5 Gusht 2025, 18:25
r.ll
BRUKSEL- Evropa po lëviz drejt një "Shengeni ushtarak" me qëllim që të sigurojë mundësinë e transportimit të pajisj...
Bota
5 Gusht 2025, 18:15
r.ll
donald trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka zbuluar në një intervisë se "ndoshta" nuk do të kandidojë për një...
Bota
5 Gusht 2025, 17:50
E. D
Yair Netanyahu dhe Tamim Bin Hamad al Thani
IZRAEL- Djali i kryeministrit Benjamin Netanyahu, Yair, e ka quajtur Emirin e Katarit, Tamim Bin Hamad al Thani...
Bota
5 Gusht 2025, 17:46
r.ll
bill dhe hillary clinton
SHBA- Ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe bashkëshortja e tij Hillary janë ndër një sërë e...
Bota
5 Gusht 2025, 17:38
r.ll
foto ilustruese
KINË- Më shumë se 7,000 raste të një virusi të përhapur nga mushkonjat janë raportuar në t&eum...
Bota
5 Gusht 2025, 17:22
E. D
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u vizituar ushtarët e plagosur që po i nënshtrohen trajtimit dhe r...
Bota
5 Gusht 2025, 17:10
r.ll
pamje nga fshati
INDI- Dhjetëra njerëz rezultojnë të zhdukur në një fshat në Indi pas përmbytjeve të shkaktua...
Bota
5 Gusht 2025, 16:53
E. D
Vladimir Putin dhe Donald Trump
SHBA- Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka gjasa të pranojë ultimatumin e Presidentit të SHBA-s&e...