5 Gusht 2025, 13:51
Nga M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë një konference për shtyp se ish-zyrtari i lartë i FBI-së Charles McGonigal merrte para kundër tij dhe fshihej. Berisha tha se McGonigal punonte për sanksionimin e tij. Ai shtoi se për McGonigal, kreu i SPAK Altin Dumani hesht si fija e barit. Sipas tij, Dumani nuk hap një dosje këtu dhe përpiqet të tregojë se është shërbëtor.
Pjesë nga fjala e Berishës:
As për të parën, as për të dytën. Unë kam vetëm një përgjigje për të dyja, nuk jam zëdhënës i kompanisë në fjalë. Nuk jam zëdhënës i kompanisë, kompania ka rregullat e saj të funksionimit, drejtohuni asaj. Edhe njëherë, nuk kam asnjë koment për ato çka nuk më takojnë mua. Për ato, shkruaji kompanisë, të të kthejë përgjigje kompania. Rëndësi të madhe këtu ka që ajo është transparente, nuk është mafioze siç ishte Lou Bladel, McGonigal, Rossini. Ajo është transparente. McGonigal merrte para kundër Sali Berishës dhe fshihej.
McGonigal punonte për sanksionimin e Sali Berishës dhe fshihej. Pra, të mos i ngatërrojmë gjërat sepse ti je gazetar. Dhe për McGonigal, Altin Troplini hesht si fija e barit, paçka se Edi Rama nga zyra e tij i ka dhënë 225 mijë dollarë për të punuar kundër Sali Berishës dhe opozitës. Kurse ato janë probleme transparente. Ajo kompani i ka afishuar që të gjitha... Pagesat nuk kanë asnjë lidhje me mua. Tani, për të gjitha këto, drejtohu kompanisë, unë nuk jam zëdhënës i saj.
E rëndësishme është që kompania është transparente. Nuk veprojnë siç vepruan Lou Bladel, Marco Rossini dhe McGonigal me Edi Ramën, hiena apo mafioze të cilët merrnin paratë e taksapaguesve për të shkatërruar opozitën e vendit dhe sot mbrohen nga Altin Troplini. Ai është në burg atje, kurse ky nuk hap një dosje këtu dhe përpiqet të tregojë se është shërbëtor i shpifur i kreut të organizatës kriminale shqiptare.
sali berisha\\
Politike
5 Gusht 2025, 13:47
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë për shtyp theksoi se turizmi ësht&eu...
Politike
5 Gusht 2025, 13:35
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë një konference për shtyp se efekti i ndryshimit të...
Politike
5 Gusht 2025, 13:23
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp foli edhe për rënien e turizm...
Politike
5 Gusht 2025, 13:20
E. D
Igor Popoviç.
KOSOVË- Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë ak...
Politike
5 Gusht 2025, 12:59
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta thotë se hetimet e kryera ndaj tij, në dy muaj s&rsqu...
Politike
5 Gusht 2025, 13:14
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në një konferencë për mediat tha se reagimi i Mini...
Politike
5 Gusht 2025, 13:01
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë sërish pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në kr...
Politike
5 Gusht 2025, 09:51
M.B
Gordana Siljanovska Davkova
MAQEDONIA E VERIUT- Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, ka reaguar lidhur me thirr...
Politike
4 Gusht 2025, 20:08
Gjergj Erebara
arben rakipi, ulsi manja,
TIRANË- Arben Ahmetaj, ish-zëvendëskryeministri në arrati nga drejtësia, përballet në n...
Politike
4 Gusht 2025, 18:56
r.ll
shaip kamberi
SERBI- Shaip Kamberi, i vetmi përfaqësues i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, njoftoi të hënën se ai...