Politike

"Aty kishte gjëra të pabesueshme"/ Drafti i Kodit Penal, Berisha: Ndëshkon qytetarët dhe mbron qeveritarët

Kreydemokrati theksoi gjithashtu se Kodi nuk ka qëllim tjetër vetëm të shumëfishojë me mijëra raste veprën penale, për të dënuar me burg qytetarin.

5 Gusht 2025, 13:59 Nga E. D
"Aty kishte gjëra të pabesueshme"/ Drafti i Kodit Penal,
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp ka reaguar edhe ndaj draftit të ri të Kodit Penal. Berisha e ka cilësuar atë si Kodin Penal të narkodiktaturës, i cili ndëshkon qytetarët dhe mbron qeveritarët. Kreydemokrati theksoi gjithashtu se Kodi nuk ka qëllim tjetër vetëm të shumëfishojë me mijëra raste veprën penale, për të dënuar me burg qytetarin.

"Në vështrimin e parë, pa arritur dot një vështrim të plotë, e kam cilësuar atë si Kodin Penal të narkodiktaturës, i cili ndëshkon qytetarët dhe mbron qeveritarët. E vërteta është që, unë kur bëra këtë deklaratë nuk kisha arritur të lexoj të gjithë, se ai doli një ditë të shtunë, u paraqit nga Uluziu me një vegël të ish-sigurimit të Shtetit, Arben Rakipi në krah, por sapo pashë Uluziun kuptova se, vjen nga zyrat e Edi Ramës.

Tani me ato nene që arrita të shoh, konstatova menjëherë se ai Kod nuk kishte qëllim tjetër vetëm të shumëfishonte me qindra dhe mijëra raste veprën penale, për të dënuar me burg qytetarin. A mund të imagjinoni ju që, ajo përveç se Edi Rama kishte nxjerrë aty kode për të ndëshkuar gazetarët, për të ndëshkuar fjalën e lirë. Në qoftëse ata flisnin një fjalë që ai e shpall fyese për gjykatësit, prokurorët, për Pëllumbesha Spiropalin, për vetë Edi Ramën, për haramin e presidencës, për cilindo tjetër.

Por aty kishte gjëra të pabesueshme. Dënohej me burg ai që shkonte tek një biznesmen, dhe meqenëse ky biznesmen ishte në tratativë me një tjetër, ofertë kërkesë për marrëdhëniet e tij dhe ai tjetrit që shkonte dhe i ofronte një gjë më të përshtatshme dënohej me burg. Këtë nuk e kisha dëgjuar kurrë. Pra, goditej në zemër goditja e lirë vetëm për të burgosur tjetrin. Por pasioni për burgun është i pakufishëm në atë kod të turpshëm, që mund ta pranojë vetëm përroi psikik i një bastardi xhelat të diktaturës si Edi Rama," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll