Politike

Letra skandaloze/ Berisha: Ministri i jashtëm mashtron hapur ndërkombëtarët duke shpikur arrestime nga SPAK

Kreydemokrati thekson gjithashtu se ka pasur falje të gjobave shtetërore dy ditë para zgjedhjeve, duke e cilësuar këtë si një shkelje të drejtpërdrejtë të ligjit.

4 Gusht 2025, 13:09 Nga E. D
Letra skandaloze/ Berisha: Ministri i jashtëm mashtron hapur
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në konferencë për shtyp tha se Ministri i jashtëm, Igli hasani mashtron hapur ndërkombëtarët duke shpikur arrestime nga SPAK. Kreydemokrati thekson gjithashtu se ka pasur falje të gjobave shtetërore dy ditë para zgjedhjeve, duke e cilësuar këtë si një shkelje të drejtpërdrejtë të ligjit. Lideri i opozitës duke folur për manipulimet e procesit zgjedhor, akuzui disa perosna për mashtrime të hapura, përfshirë edhe kreun e KQZ, Ilirjan Celibashin.

"Dëgjojeni çfarë vazhdon: “Për shembull, thotë ky, referenca në faqen 2, paragrafin 4, në faljen e një numri të madh të gjobave shtetërore, fill para zgjedhjeve, nuk përfill letrën që KQZ ka dërguar me datën 8 maj”. Nuk përfill mashtrimin, çka tregon se edhe Celibashi hyn në trojkën. Edhe ai paska bërë me 8 maj mashtrime dhe këta mendojnë se mund të mashtrojnë komunitetin ndërkombëtar. Po çfarë të marrin parasysh ata? Gjobat u falën dy ditë para zgjedhjeve. 200 milionë, të tjerë më thonë se është shumë më e madhe, shkon gjer në 400 milionë.

Dhe ky u thotë se ju nuk keni përfilluar mashtrimet e Celibashit. Ata kanë vendimin e qeverisë përpara. Kjo nuk është deklaratë subjektive, është vendimi i qeverisë për të falur gjoba në kundërshtim me ligjin. Dëgjojeni tani shakanë tjetër dhe mashtrimin tjetër të paskrupullt: “Siç është e njohur publikisht, thotë, struktura speciale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, e ka fjalën për Skapin e partisë, ka krijuar një task-forcë të përkushtuar zgjedhore për të hetuar të gjitha raportet e besueshme të intimidimit të zgjedhësve dhe keqsjelljeve elektorale”. Vazhdojmë më tutje, mashtrimi i paskrupullt i tij: “Disa hetime kanë nisur dhe janë bërë disa arreste”.

Asnjë arrest nuk është bërë, po duhet të jesh i pacipë si ky dhe Dumani. Po vetë Dumani mashtroi, tha nuk janë paraqitur prova dhe fakte, në një kohë kur janë paraqitur prova dhe fakte të pakundërshtueshme. Në një kohë që vetëm këtu janë paraqitur pothuajse çdo ditë me qindra dhe fakte. Pra, gënjen komunitetin ndërkombëtar, thotë janë arrestuar. Janë bërë disa arreste, çka tregon qartë, thotë, përkushtimin e institucioneve shqiptare për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve dhe për të siguruar përgjegjshmërinë.

Pra, ky sulmon raportin për t’u thënë delegacioneve ndërkombëtare se ju keni mashtruar, në një kohë kur vetë mashtron në çdo paragraf. “Lidhur me karakterizimin e fushatës elektorale si lartësisht të polarizuar, ne shënojmë se pavarësisht nga mosmarrëveshjet e forta, partia qeverisëse nuk kundërshtoi vendimet kryesore të KQZ, përfshi vonimin e publikimit të rezultateve të votimit elektronik”. E kuptoni? “Dhe pezullimin e numërimit të votave nga Greqia, pas kërkesës së opozitës”. Shikoni sa zemërmëdhenj janë këta. Po ky turpëron një komb me këtë letër. Ky tregon se është kokë e këmbë i kapur, njëlloj si Altin Troplini," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll