Bota

"Tarifat e reja të Trump janë pothuajse përfundimtare"/ Shtëpia e Bardhë: Është normale që ato të përdoren për çështje gjeopolitike

Donald Trump nënshkroi të enjten një urdhër ekzekutiv duke vendosur tarifa të reja për mallrat nga dhjetëra vende që hyjnë në Shtetet e Bashkuara, duke filluar nga 10% deri në 41%.

3 Gusht 2025, 19:54 Nga E. D
"Tarifat e reja të Trump janë pothuajse përfundimtare"/
Jamison Greer

SHBA- Zëdhënësi i tregtisë së Shtëpisë së Bardhë, Jamison Greer, tha se tarifat e reja të shpallura nga Donald Trump janë pothuajse përfundimtare dhe nuk do t'i nënshtrohen negociatave të menjëhershme. 

"Këto tarifa doganore janë pothuajse përfundimtare", tha ai. 

Donald Trump nënshkroi të enjten një urdhër ekzekutiv duke vendosur tarifa të reja për mallrat nga dhjetëra vende që hyjnë në Shtetet e Bashkuara, duke filluar nga 10% deri në 41%. Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi për shumicën e vendeve më 7 gusht për t'u dhënë agjencive doganore kohë të organizohen.

"Produktet nga Bashkimi Evropian, Japonia dhe Koreja e Jugut do t'i nënshtrohen tarifave prej 15%, Mbretëria e Bashkuar do t'i nënshtrohet tarifave prej 10%, Indonezia do t'i nënshtrohet tarifave prej 19% dhe Vietnami dhe Tajvani do t'i nënshtrohen 20%. Për tetë ekonomitë me të cilat Shtetet e Bashkuara kanë arritur një marrëveshje, përfshirë Bashkimin Evropian dhe Japoninë, tarifat janë pak a shumë të përcaktuara", tha për NBC Kevin Hassett, këshilltari kryesor ekonomik i Trump.

Por për dhjetëra partnerë tregtarë të SHBA-së me të cilët nuk ka marrëveshje SHBA presim që negociatat të vazhdojnë. Për Donald Trump, tarifat janë gjithashtu një mjet presioni politik dhe ndërhyrjeje në punët e brendshme të vendeve të tjera. Brazili, për shembull, duhet të ndëshkohet për persekutimin e aleatit të ekstremit të djathtë të Trump dhe ish-presidentit Jair Bolsonaro dhe kërcënohet me tarifa prej 50%.

"Presidenti ka parë në Brazil, si në vendet e tjera, keqpërdorim të ligjit, keqpërdorim të demokracisë. Është normale që mjetet e tarifave të përdoren për çështje gjeopolitike (!)," tha Jamieson Greer.



jamison greer

Sondazh

Poll