Bota

Macron dhe Vuçiç zhvillojnë bisedë telefonike/ Në fokus të diskutimeve dialogu Kosovë-Serbi

Në një njoftim në X, Macron tha se gjatë bisedës dënoi çdo veprim të njëanshëm që mund ta rrezikojë dialogun Prishtinë-Beograd.

3 Gusht 2025, 15:55 Nga E. D
Macron dhe Vuçiç zhvillojnë bisedë telefonike/ Në
Aleksandër Vuçiç dhe Emmanuela Macron

FRANCË- Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç kanë zhvilluar një bisedë telegfonike gjatë së cilës ka theksuar rëndësinë e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë. Në një njoftim në X, Macron tha se gjatë bisedës dënoi çdo veprim të njëanshëm që mund ta rrezikojë dialogun Prishtinë-Beograd.

“Me vendet e Ballkanit Perëndimor, Evropa do të realizohet dhe do të pranojë fatin e saj në unitet, solidaritet dhe përgjegjësi”, ka thënë Macron.

Macron më tej ka përsëritur bindjen e tij se e ardhmja evropiane është rruga e duhur për Serbinë. Ai ka shprehur shpresën që Beogradi të avancojë në këtë rrugë përmes reformave dhe procesit të anëtarësimit, në frymën e dialogut. 

Macron bëri të ditur se kanë shqyrtuar të gjitha aspektet e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Francës dhe kanë vendosur të forcojnë më tej bashkëpunimin. Ai shtoi se biseda ka përfshirë një diskutim të detajuar për situatën në rajon, duke nënvizuar rëndësinë që Franca i kushton stabilitetit, unitetit dhe sovranitetit të Bosnjë e Hercegovinë.

Ndërkaq, në njoftimin e presidentit serb pas telefonatës, biseda është cilësuar si miqësore dhe e hapur në të cilën fokusi ka qenë në marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, veçanërisht në dritën e zhvillimeve të fundit në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë.

Vuçiç gjithashtu ka falënderuar Macron për angazhimin personal në çështjet që lidhen me Ballkanin Perëndimor dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i jep Serbisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. 

emmanuel macron aleksander vucic

Sondazh

Poll