Bota

Aksident i rëndë në Gjermani/ 14 automjete përplasen, tetë persona të plagosur

Një zëdhënës i policisë konfirmoi se përplasja ndodhi pasditen ndërsa binte shi pranë Hagenit.

3 Gusht 2025, 15:04 Nga E. D
Aksident i rëndë në Gjermani/ 14 automjete përplasen,
pamje nga aksidenti

GJERMANI- Një aksident masiv raportohet së ka ndodhur në Gjermani, ku si pasojë disa persona kanë mbetur të plagosur. Mësohet se në aksident janë përfshirë 14 automjete. 

Konkretisht aksidenti ka ndodhur teksa po binte shi në autostradën A1 pranë Hagenit, duke lënë tetë persona të plagosur. Megjithatë shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.

Një zëdhënës i policisë konfirmoi se përplasja ndodhi pasditen ndërsa binte shi pranë Hagenit. Imazhet nga vendi i ngjarjes tregojnë disa makina të dëmtuara rëndë. Trafiku u bllokua përkohësisht për rreth tre kilometra.

 

aksident ne gjermani

Sondazh

Poll