Aktualitet

Konflikti degradoi në përdorimin e thikës, dy të plagosur dërgohen në spitalin e Vlorës (PAMJE nga sherri)

Dy persona të dyshuar për ngjarjen janë shoqëruar në ambientet e komisariatit të Vlorës për veprime të mëtejshme dhe zbardhjen e shkaqeve të plagosjes dhe konfliktit.

2 Gusht 2025, 21:58 Nga r.ll
Konflikti degradoi në përdorimin e thikës, dy të plagosur
foto ilustruese

VLORË- Një konflikt në Vlorë mbrëmjen e sotme ka degraduar në përdorimin e thikës nga personat e përfshirë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pelivan Leskaj” të qytetit bregdetar.

Sipas informacioneve, dy persona me plagë të shkaktuara me thikë janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës. Dy të plagosurit dyshohet se janë plagosur pas një përleshjeje mes dy grupesh. 


Ndërkohë, dy persona të dyshuar për ngjarjen janë shoqëruar në ambientet e komisariatit të Vlorës për veprime të mëtejshme dhe zbardhjen e shkaqeve të plagosjes dhe konfliktit.

sherr ne vlore plagosje me thike ne vlore

Sondazh

Poll