Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një 27-vjeçar vetëparaqitet në spital për ndihmë mjekësore (EMRI)

27-vjeçari, Juglen Abazi është vetëparaqitur në spital i plagosur më armë zjarri. 

2 Gusht 2025, 20:32 Nga r.ll
Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një 27-vjeçar
foto ilustruese

TIRANË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotmenë zonën e Freskut në Tiranë. Sipas informacioneve zyrtare policore, 27-vjeçari, Juglen Abazi rreth orës 19:10 është vetëparaqitur në spital i plagosur më armë zjarri. 

I riu ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të plagosjes së 27-vjeçarit. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak.

Rreth orës 19:10, është vetëparaqitur për ndihmë mjekësore në spital shtetasi J. A., rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në zonën e Freskut. Aktualisht, 27-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

plagosje ne tirane juglen abazi

Sondazh

Poll