Aktualitet

Dy turistë rrëzohen dhe humbin orientimin afër liqenit të Komanit, autoritetet dhe banorët e zonës dalin në terren për gjetjen e tyre

Raportohet se ata ndodhen në një zonë të vështirë malore, pranë qytetit antik të Dalmacias dhe majës së Murges.

2 Gusht 2025, 21:51 Nga r.ll
Dy turistë rrëzohen dhe humbin orientimin afër liqenit të
liqeni i komanit

TIRANË- Dy turistë të huaj janë rrëzuar gjatë një ecjeje në zonën malore pranë liqenit të Komanit. Si pasojë ata kanë humbur orientimin dhe kanë kërkuar ndihmë emergjente nga autoritetet. 

Këta të fundit dhe banorët e zonës, kanë dalë në terren për t’u ardhur në ndihmë dy turistëve, gjendja shëndetësore e të cilëve ende nuk dihet. 

Raportohet se ata ndodhen në një zonë të vështirë malore, pranë qytetit antik të Dalmacias dhe majës së Murges. Policia dhe autoritetet lokale po vijojnë kërkimet bashkë me banorët e zonës.

turiste te liqeni i komanit

Sondazh

Poll